Në vitet 1920, paratë e paligjshme në SHBA erdhën nga pije të futura kontrabandë në vend dhe për t’i ricikluar bandat kriminale hapën një rrjet biznesi larjesh dhe pastrimi.

Kjo është arsyeja pse sot flitet për “larje” të parave. Sot “paratë e pista” vijnë kryesisht nga trafikimi i drogës, aktivitetet e mafias, shitja e armëve, e kështu me radhë. Për këtë qëllim, përmes hapjes së kompanive dhe llogarive rrjedhëse në vendet që garantojnë anonimitet (nga Zvicra në Luksemburg, deri në parajsat e ndryshme tropikale tatimore), paratë kalojnë përmes transfertave elektronike bankare.

Këto transferta gjithnjë e më shumë zhdukin gjurmët duke bërë në një farë mënyre që këto para “të harrohen” për disa kohë. Më pas paratë kthehen në vendin e origjinës për t’u ri-investuar në aktivitetet ligjore: hotelet, restorantet, baret, kompanitë e pasurive të paluajtshme, supermarketet dhe aktivitetet prodhuese të llojeve të ndryshme

Trafikimi i vetëm i drogës në botë, sipas disa studimeve, gjeneron rreth 500 miliardë dollarë në vit, po aq sa dhe tregu i naftës. Një sasi në gjendje për të ndryshuar ekonominë, duke bërë të mundur hapjen e shumë aktiviteteve prodhuese edhe më konkurruese sesa ato të financuara nga paratë e ligjshme dhe njëkohësisht duke kërcënuar stabilitetin e sistemeve falë fuqisë së saj të korrupsionit të autoriteteve.

Lexo po ashtu:  Diaspora promovon Shqipërinë në Kanada

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *