Dhimbja e stomakut pas të ngrënit mund të ndodhë për një sërë arsyesh të tilla si, dispepsia, ulçera, gastriti, si dhe shumë probleme të tjera. Ka shumë njerëz që vuajnë nga dhimbjet e stomakut pasi konsumojnë një vakt, ashtu sikundër ka me qindra që vuajnë nga fryrja e barkut pas një vakti. Kjo e fundit nuk është vetëm një siklet që nuk ju lejon të vishni fustanin tuaj të preferuar, por gjithashtu mund t’ju shkaktojë shqetësim të madh. Nuk bëhet fjalë për abuzim me sasinë që hani, por ato që hani. Në vijim ju sjellim ushqime që më shpesh shkaktojnë fryrjen e stomakut.

Lakra jeshile: Ka vlera të larta ushqyese dhe është një përbërës i shkëlqyer për sallata dietike, por në të njëjtën kohë mund të jetë një nga shkaqet e fryrjes së stomakut. Lakrat jeshile përmbajnë shumë fibra dhe sheqer që mund të shkaktojnë fryrje.

Djathi: Djathi si produkt i qumështit ka një nivel të lartë të laktozës. Ekspertët paralajmërojnë se njerëzit që janë jo tolerant ndaj laktozës mund të kenë probleme, pasi djathi i freskët shkakton fryrje.

Lexo po ashtu:  10 zgjedhje të shëndetshme që duhet të bëjnë të gjitha gratë në moshën 30-vjeçare

Mollët: Mund t’ju duket e çuditshme, por kërkimet kanë treguar se përqindja e lartë e fibrave në këtë frut bëjnë që shumë njerëz të ndihen të fryrë dhe pikërisht tek ata që nuk i kanë fibrat pjesë të rregullt të dietave të tyre. Diçka e tillë ndodh për shkak të sorbitolit dhe fruktozës që gjenden te molla, dy lloje sheqernash ndaj të cilëve sistemi tretës i shumë njerëzve mund të ketë intolerancë të lehtë.

Çamçakëzi: Mund të shkaktojë gëlltitjen e një sasie më të madhe të ajrit që shkon poshtë në stomakun tuaj. Çamçakëzat përmbajnë alkool dhe sheqer që gjithashtu shkaktojnë fryrje.

Brokoli: Brokoli është një ndër perimet më të shëndetshme që gjendet sot për sot në treg, një depo e vërtetë velrash ushqyese. Megjithatë, duke qenë i pasur me hekur dhe proteina, mund të shkaktojë gazra që shkaktojnë fryrjen e barkut. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *