Franca ka tërhequr ambasadorët e saj në Shtetet e Bashkuara dhe Australi për konsultime, për shkak të “gravitetit të jashtëzakonshëm” të shpalljes së partneritetit strategjik midis Uashingtonit, Londrës dhe Kanberrës, që çoi në anulimin nga ana e Australisë e një marrëveshjeje të madh. Kjo e fundit parashikonte blerjen e nëndetëseve franceze nga Australia. Vendimin për tërheqjen e ambasadorëve e konfirmoi ministri Jean-Yves Le Drian.

“Me kërkesë të Presidentit të Republikës, unë kam vendosur që menjëherë të thërras në Paris për konsultime dy ambasadorët tanë në Shtetet e Bashkuara dhe Australi. Ky vendim i jashtëzakonshëm justifikohet me rëndësinë e jashtëzakonshme të njoftimeve të bëra më 15 shtator nga Australia dhe Shtetet e Bashkuara”, citohet ai nga Politico.eu, përcjellë MekuliPress.com

Pak ditë më parë, njoftimi i Presidentit Joe Biden për të ndarë teknologjinë e nëndetëseve bërthamore amerikane dhe britanike me Australinë, nuk u prit mirë në Francë. Marrëveshja e re  prish një tjetër që Australia ka me Francën për të blerë anije prej saj, në vlerë 90 miliardë dollarë.

Lexo po ashtu:  Erdogan deklaron arritjen e një marrëveshjeje me ShBA-të për Libinë

Pak ditë më parë, ambasadori francez në SHBA shkroi në Tuiter se kjo ishte një goditje pas shpine nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *