Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq dje, duke iu referuar zgjerimit të Bashkimit Evropian në Forumin Botëror të Liderëve në Nju Jork, vlerësoi se jo të gjitha vendet e Evropës Juglindore e kanë motivimin e nevojshëm për t’u anëtarësuar në BE.

Milanoviq theksoi se për Serbinë pengesa më e madhe në rrugën e anëtarësimit është presidenti Aleksandar Vuçiq, për të cilin tha se “është një nga nxitësit më të shquar të luftës në vitet ’90”, raporton mediumi kroat, Telegram.

Negociatat për pranimin e Serbisë në BE filluan në vitin 2014, ndërsa deri më tani ajo ka hapur 18 kapituj dhe ka mbyllur përkohësisht dy. Milanoviq shprehu bindjen e tij se Serbia “nuk ka qëllim të fortë” për t’u anëtarësuar në BE, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria tha se “po punojnë shumë dhe po luftojnë”.

Reagimi i Qeverisë në Beograd ndaj kësaj deklarate mbërriti sot. Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin tha se Milanoviq “i përket politikanëve më budallenj kroatë”, raporton N1.

Lexo po ashtu:  NATO: Përfshirja në Partneritet për Paqe kërkon miratimin e vendeve anëtare

“Në Kroaci, politikanët ndahen në ustashë të hapur dhe të fshehtë. Kur, duke mos ditur se ishte filmuar në një takim me të ashtuquajturit mbrojtës, ai pranoi me krenari rrënjët e tij ustashe, Milanoviq vërtetoi se ai i përkiste pasuesve të fshehtë të lëvizjes ustasha”, tha Vulin në një deklaratë.

Ai tha se Milanoviq u përpoq që ta mbyllte kufirin me Serbinë në vitin 2015.

“I përket politikanëve më budallenj kroatë. Ai e konfirmon këtë çdo ditë kur e sulmon Serbinë dhe Vuçiqin”, theksoi Vulin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *