Maxhoranca ka paraqitur në Kuvend disa ndryshime në projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit duke zgjeruar kategorinë e personave që duhet të deklarojnë transfertat bankare brenda apo jashtë vendit ose vlerat monetare. Ligjit ekzistues “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” i shtohet në nenin 10 një pikë, sipas të cilës subjekt i deklarimit të pasurisë do të jenë edhe ortakët në biznes me një person të ekspozuar politikisht.

a) individët që janë bashkërisht pronarë përfitues në persona juridikë apo organizime ligjore apo çfarëdo marrëdhënie tjetër të ngushtë biznesi me një person të ekspozuar politikisht;

b) personat të cilët janë pronarët përfitues të vetëm një personi juridik apo organizimi ligjor, i cili dihet se është krijuar për përfitimin de-facto të personit të ekspozuar politikisht ”

Në kategorinë e familjarëve të personave të ekspozuar politikisht që detyrohen të deklarojnë pasurinë shtohen edhe bashkëshortët e tyre, fëmijët dhe bashkëshortët e fëmijëve.

Personave të ekspozuar politikisht cilësohen: kreu i shtetit, kreu i qeverisë, kabineti qeveritarë, të zgjedhur e parlamentit, drejtuesit e partive politike, drejtuesit e bankës qendrore, ambasadorët, drejtorët, zëvendësdrejtorët deri tek anëtarët e bordeve.

Lexo po ashtu:  Iliri : Nëse LDK dhe VV nuk hyjnë bashkë në zgjedhje, do të fitojë PDK-ja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *