Për disa njerëz, zgjimi herët mbetet një veprim i vështirë dhe sfidues, madje ngjan si ndëshkim.

Megjithatë, ekspertët thonë se njerëzit që zgjohen herët kanë shumë avantazhe.

Ata rekomandojnë disa mënyra shumë të veçanta të cilat do t’ju ndihmojnë të zgjoheni herët çdo mëngjes e të shijoni ditët tuaja të plota.

Njerëzit që zgjohen herët në mëngjes:

kanë një karrierë të suksesshme,
punën e sotme nuk e shtyjnë për nesër,
janë njerëz më pozitivë nga natyra,
bëjnë zgjedhje më të shëndetshme,
janë më bashkëpunues dhe të vendosur,
janë më të mbrojtur ndaj depresionit
kanë më shumë kohë të ndjekin ëndrrat
stresohen më pak,
kanë një peshë më të shëndetshme.

Disa këshilla

Mos dilni menjëherë nga shtrati

Në mënyrë që të shmangni stresin e zgjimit rrini disa minuta në shtrat. Fundja, nuk jeni në një kamp ushtarak. Qëndrimi në shtrat pas zgjimit e bën më të përballueshme ditën. Një mënyrë për t’ia arritur këtë është që të vendosni dy alarme brenda 15 minutave.

Lexo po ashtu:  Mësoni se si të rrisni fëmijë të ndershëm, që tregojnë edhe gënjeshtra të bardha

Planifikoni Mëngjesin me detaje

Sa më specifike të jetë rutina juaj, aq më e lehtë do të jetë për tu zbatuar. Nëse ju planifikoni gjërat që do të bëni në mëngjes dhe e vizualizoni rutinën tuaj në tru (duke përfshirë: veshjen, larjen e dhëmbëve, krehjen e flokëve, makiazhin, vendosjen e parfumit, daljen nga shtëpia e të tjerë), zgjimi në mëngjes do të jetë më pak i dhimbshëm.

Hiqni Dorë Nga Pajisjet Elektronike

Nëse do të angazhoheni në këtë mision, hiqni dorë nga pajisjet elektronike. Një gjë e tillë mund të duket ndëshkuese, por duhet të vendosni një rutinë gjumi ku telefoni celular të mos jetë pjesë. Pra në mbrëmje nuk duhet të merreni me të dhe as në mëngjes.

Sa Kohë Ju Duhet Të Mësoheni Me Rutinën e Re Të Zgjimit

Ekspertët thonë se trupit i duhen 4-5 ditë të përshtatet me një rutinë fikse të gjumit. Pra, vendosni një rutinë të tillë që të flini në kohë dhe të zgjoheni herët por edhe të flini mjaftueshëm 7-8 orë në ditë.

Lexo po ashtu:  3 rregullat bazë për të bërë një pazar të shëndetshëm dhe për të mos e tepruar me blerjet

Duke u zgjuar herët do të keni mundësi jo vetëm të kryeni aktivitet fizik por edhe të ushqeheni shëndetshëm në vaktin më të rëndësishëm të ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *