Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës, Albin Kurti ka folur në publik pas marrëveshjes së arritur në Bruksel, mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, për reciprocitetin me targa.

Ai përmes një shkrimi ka thënë se, “meqë targave të Republikës së Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë”.

Kurti e thotë hapur: Serbia tani do të mësohet me reciprocitet, përcjell e pavarura MekuliPress.

Shkrimi i Kryeministrit në Facebook:

Reciprociteti i targave të automjeteve është vendosur. Meqë targave të Republikës së Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka shkuar në Jarinje dhe Bërnjak më 20 shtator për të mbrojtur vendkalimet dhe policinë kufitare nga bllokuesit e rrugëve dhe qarkullimit të lirë. Meqë ata do të largohen, njësia jonë speciale nuk ka pse qëndron atje, dhe mbetet gjithnjë e gatshme për ndërhyrje në çfarëdo cenimi të njëjtë apo të ngjashëm në të ardhmen. Natyrisht, policia jonë kufitare në vijim do të zbatojë reciprocitetin e targave. KFOR-i do të qëndrojë aty, rreth dy javë, që gjithçka të jetë e sigurt.

Lexo po ashtu:  23 mars 1989, fillimi i shkatërrimit të Jugosllavisë dhe lindja e shtetit të Kosovës

Në javën e shkuar, Presidenti i Serbisë vuri katër kushte për takimin në Bruksel të përfaqësuesve tanë. Natyrisht që nuk ju plotësuan ato dhe dje u zhvilluan bisedimet në Bruksel. Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet, përcjell MekuliPress, fjalën e z. Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *