Sipas gjetjeve të një hulumtimi të ri të Shoqatës Psikologjike Amerikane, njerëzit edhe pse shpesh u përmbahen bisedave me të panjohurit, ata realisht kur komunikojnë me ta e shijojnë shumë, sidomos kur diskutojnë për tema më të thella. Studiuesit hartuan një seri prej dymbëdhjetë eksperimentesh me më shumë se 1 mijë e 800 pjesëmarrës. Studiuesit u kërkuan pjesëmarrësve, të diskutonin me të panjohurit për tema relativisht të thella ose edhe të cekëta. Në disa eksperimente, njerëzit zgjodhën pyetje të cekëta për të diskutuar, e në disa të thella.

Pyetjet e cekëta përfshinin tema tipike të bisedave të vogla, të tilla si: Cila është shfaqja më e mirë televizive që keni parë muajin e fundit? Çfarë mendoni për motin sot? Ndërsa pyetjet e thella nxorën më shumë informacione personale dhe intime, të tilla si: A mund të përshkruani një kohë kur keni qarë para një personi tjetër? Ose, nëse një top kristali mund t’ju tregojë të vërtetën për veten, jetën tuaj, të ardhmen tuaj ose ndonjë gjë tjetër, çfarë dëshironi të dini?

Lexo po ashtu:  Lodrat seksuale në Shqipëri, 50% e blerjeve nga Kosova

Në eksperimente të tjera, njerëzit krijuan temat e tyre të thella dhe të cekëta të bisedës. Në përgjithësi, studiuesit zbuluan se bisedat me të panjohurit nuk ishin të vështira dhe çuan në ndjenja më të mëdha të lidhjes dhe kënaqësisë sesa prisnin pjesëmarrësit. Ky efekt prirej të ishte më i fortë për biseda të thella. Bisedat e thella ishin gjithashtu më të këndshme dhe çuan në një ndjenjë më të fortë të lidhjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *