Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, doli sot në konferencë për shtyp për të folur për dy sfidat e rëndësishme të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”, me Hungarinë në transfertë dhe Poloninë në “Air Albania”.

Kuqezinjtë do të luajnë fillimisht në Budapest me Hungarinë të shtunën në orën 20:45 dhe më pas, të martën (12 tetor, ora 24:45) do të presin në shtëpi Poloninë.

Tekniku italian i kuqezinjve deklaroi se do të donte 4 pikë në këto dy sfida vendimtare, ose të paktën të fitojë kundër polakëve.

“Me Poloninë me doemos duhet të fitojmë sepse është rivali ynë në grup, nuk kemi asnjë alternativë tjetër. Dua t’i marrim ndeshjet një pas një. Tani kemi Hungarinë një sfidë deçizive dhe më pas me Poloninë. Në rastin më të keq dua që të marrim me çdo kusht tre pikë me Poloninë që të ruajmë pozicionin dhe për të shpresuar deri në fund. Por për mua idealja është 4 pikë në këto dy ndeshje’, deklaroi Reja.

Lexo po ashtu:  Quique Setien synon rekordin e Ernesto Valverde

Aktualisht Shqipëria ndodhet në vend të dytë në grup dhe e ka vetë fatin e saj në dorë për në “Play-Off”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *