Fytyra e vërtetë e openbalkanistit klerofashist: Aleksandar Vučići.

Në kohën kur ishte ministër i Informacionit në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vučići, sekretar i partisë klerofashiste serbe, Partisë Radikale, me 14 tetor 1998, ndaloi njënën nga gazetat ma liberale të Serbisë, “Dnevni telegraf”-in, kryeredaktor i së cilës ishte Slavko Ćuruvija. Ćuruvija ia kishte dalë që nëpërmjet burimesh të ndryshme, të gjente fakte që nxirrnin në shesh shum veprimtari kriminale të politikanëve të kohë, ndër ta edhe të Vučićit. Për këtë arsye shteti kriminal serb bani gjithchka që të ndalë botimin e kësaj gazete. Një nga përpjekjet e fundit ishte edhe hedhja në gjyq e kësaj gazete nga Buba Morina, bashkëshortja e Rrahman Morinës, për “përpjekje me shkatërru rendin kushtetues të shtetit”. Gazeta u ndalu në Serbi, por u zhvendos në Mal të Zi.

Në një intervistë, ministri i asaj kohe dhe openbalkanisti i sotëm, Aleksandar Vučići, tha ballkan-hapun në një intervistë:

“Herdo-kurdo do t’i hakmerrem Ćuruvijas për rrenat që boton në lidhje me mue “Dnevni telegraf”-i.” (shih foton)

Lexo po ashtu:  Hitleri, Gjykata Kushtetuese dhe Presidenti Hindenburg

Hakmarrja nuk vonoi shum. Slavko Ćuruvija u vra në para shtëpisë së tij me 11 prill 1999 nga dy persona të maskuem. Në vitin 2014 dy persona, Milan Radonjići and Ratko Romići, u akuzuen për vrasjen e tij. Të dy ishin agjentë të Shërbimit Sekret Serb (SDB).

Ish-agjenti i shërbimit sekret serb, Ratko Ljubojevići, në janar 2016, tha para Gjykatës Speciale në Beograd, se me 5 tetor 2000, – ditën kur Slobodan Miloševići ra nga pushteti, – ishte dhanë urdhën që të gjitha raportimet në lidhje me Ćuruvijan të shkatërroheshin./Agim Morina/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *