Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Për fat të mirë, ka ende njerëz të cilët bëjnë gjënë e duhur! I fundit në rend kronologjik u zhvillua disa ditë më parë në Avellino, ku një djalë 33 vjeçar i cili zgjodhi të mbetej anonim, duke ecur nëpër qendrën historike të qytetit gjeti një portofol, të cilin e mori dhe e çoi në një patrullë të policisë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Portofoli mbante thjesht 10.000 euro! Përpos kësaj, kishte çeqe, kartat e kreditit me kodet përkatëse, të cilat i përkisnin një 71 vjeçari po ashtu banues në Avellino. Ky i fundit, as nuk e kishte kuptuar që kishte humbur portofolin.

Ishte vetë selia e policisë që përhapi këtë gjest të bukur të vogël nëpër rrjetet e veta sociale. Pasi tregoi historinë, stacioni i policisë përfundoi postimin në këtë mënyrë: “Shpesh veprat e mira nuk përbëjnë lajm, ndërsa është e rëndësishme t’u jepet atyre hapësirë ​​edhe për shembullin e vlerës që mbartin.”

Burimi origjinal: positizie.it

Lexo po ashtu:  Mbijeton 11 orë në rrotën e avionit, “Burri u gjet i gjallë në pjesën e rrotës së avionit"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *