Me unanimitet të plotë votohet Koncept-dokumenti për zhvillimin e vettingut në sistemin e drejtësisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka paraqitur për votim Koncept-dokumentin për Zhvillimin e Vettingut në Sistemin e Drejtësisë.
Marrë parasysh faktin se një ndër prioritet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës është Sundimi i Ligjit dhe Vettingu në sistemin e drejtësisë, ky Koncept-dokument është miratuar nga kabineti qeveritar me unanimitet të plotë.
Ministrja Haxhiu gjatë prezantimit të këtij Koncept-dokumenti, fillimisht ka falënderuar kabinetin qeveritar që i ka dhënë mbështetje të jashtëzakonshme reformës në drejtësi duke theksuar se për Ministrinë të cilën ajo e drejton, ky dokument është instrumenti kryesor përmes të cilit synojnë të krijojnë një sistem drejtësie të pavarur, të paanshëm, të besueshëm dhe të drejtë.

“Që nga dita e parë që kemi marrë mandatin në Ministrinë e Drejtësisë, jemi aktivizuar dhe kemi konsideruar top-prioritet kompletimin e këtij dokumenti, i cili ka të bëjë me Vettingun ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial si dhe Vettingun ndaj zyrtarëve të tjerë të lartë në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial, si subjekte të Vettingut në këtë rast. Do të fillohet me strukturën më të lartë hierarkike në gjyqësor dhe prokurori, për ta përfunduar ndaj të gjithë gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të tjerë të sistemit në një afat optimal prej 5 viteve” tha ministrja Haxhiu.
Verifikimi i integritetit personal të subjekteve të Vettingut, vlerësimi profesional dhe i performancës së tyre si dhe kontrolli i pasurisë së gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, mbeten shtyllat kryesore mbi të cilat është zhvilluar ky dokument dhe mbi të cilat do të zhvillohet Vettingu.

Lexo po ashtu:  Personat që u helmuan nga serbët në vitet e ’90-ta, ende i vuajnë pasojat shëndetësore

Derisa ka shpalosur opsionet të cilat sipas saj janë identifikuar dhe analizuar në detaje, ajo ka bërë të ditur se Grupi Punues rekomandon ndjekjen e Opsionit 5, pra atij me ndryshimet kushtetuese dhe ligjore, si opsion i parë i duhur.
Ministrja e Drejtësisë gjatë prezantimit të saj ka folur edhe për afatet kohore, mënyrat e vendimmarrjes si dhe përzgjedhjen e anëtarëve të cilët do të jenë pjesë e trupës vendimmarrëse.

Mekanizmi i vettingut parashihet të ketë dy shkallshmëri në vendimmarrje dhe mbështetje administrative e logjistike nga Sekretariati. Anëtarët e mekanizmit që do të vlerësojnë në shkallë të parë dhe në shkallë apeli do të jenë profesionistë të fushës së drejtësisë, me integritet të lartë, me mandat që do të zgjasë deri në fund të procesit. Anëtarët do të zgjedhen në Kuvendin e Republikës së Kosovës si dhe do të shpallen nga Presidentja e vendit. Të njëjtit do të vetohen paraprakisht nga një organ me asistencë ndërkombëtare.
Vettingu do të zhvillohet nga tre trupa vendimmarrëse për gjyqtarët dhe dy trupa vendimmarrëse për prokurorët. Vendimet e trupave do të jenë të arsyetuara dhe publike. Subjektit do t’i respektohen të drejtat e garantuara për një gjykim të drejtë, si dhe e drejta në ankesë” theksoi ministrja Haxhiu.

Lexo po ashtu:  Asnjë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *