Parlamenti i Polonisë ka miratur së fundmi disa amendamente që i japin të drejtë autoriteteve të kthejnë azilkërkuesit pa shqyrtuar kërkesat e tyre. Sipas këtij vendimi një person që kapet në kufi në mënyrë të paligjshme mund të urdhërohet të lërë territorin e Polonisë nga një përfaqësues lokal i kufirit.

Personit i njihet e drejta për të apeluar te komandanti përkatës por pa penguar zbatimin e urdhërit të mëparshëm.

Ky ligj raportohet se bie ndesh me ligjin ndërkombëtar që u njeh imigrantëve të aplikojnë për të azil dhe se kthimi i tyre pas në vendin e origjinës, nëse kjo paraqet rrezik për jetën e tyre, është e paligjshme.

Po kështu raportohet se Parlamenti ka miratuar ndërtimin e një muri me Bjellorusinë që kushton 350 milionë dollarë, nisur nga të dhënat se Minsku po nxit kalimin e imigrantëve drejt BE-së.

Lexo po ashtu:  Trump kërcënon me mbylljen e të gjitha rrjeteve sociale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *