Dashuri, pasion dhe përkushtim dërrmues. Pastaj, ardhja e vejushës Kennedy dhe përfundimi i trishtuar i përrallës greke pa një fund të lumtur

Bota është e mbushur me histori dashurie të përjetshme dhe të komplikuara, por pak mund të na emocionojnë si ajo mes Aristotel Onassis dhe Maria Callas; një përrallë greke, duke pasur parasysh origjinën e të dyve, pa fund të lumtur që ende jehon në kujtesën e të gjithëve sot.

Një marrëdhënie dërrmuese dhe fatale, një pasion i pashpjegueshëm që ka mbajtur të bashkuar përjetësisht këngëtaren legjendare të operës dhe pasanikun simpatik grek.

Një dashuri, e tyrja, e cila edhe sot nuk pushon së magjepsuri pavarësisht nga vetëdija për praninë e një ekuilibri të pasigurt dhe të brishtë të prishur shumë lehtë nga ardhja e të tretës së pamirëpritur, vejushës Jackie Kennedy.

Një tragjedi moderne greke

Luksi i shfrenuar dhe ngritja drejt suksesit nuk shkojnë paralelisht me nevojën e dëshpëruar për dashurinë e saj, HyjnoreS, zërin e pagabueshëm të operës e cila gjeti gjysmën e saj të përsosur të mollës, tek Aristotel Onassis. Një fryt brenda të cilit, megjithatë, krimbi i tradhtisë zvarritet, por jo para një asgjësimi sentimental dhe emocional që ndodh gjatë lidhjes së sëmurë, të cilës Maria Callas iu përkushtua plotësisht.

Lexo po ashtu:  Ti shkruash dashurisë si Fabio Volo – pjesë nga libri “Kam një jetë që të pres”

Takimi i parë dhe obsesioni

Venecia 1957. Maria Callas është këngëtarja më e famshme në botë, kjo është periudha në të cilën ajo ecën nëpër skenat e teatrove anembanë globit duke interpretuar La Traviata, Anna Bolena dhe Tosca të Puccini. Eshtë i njëjti vit në të cilin gazetarja dhe shoqëruesja Elsa Maxwell e prezanton me pronarin grek të anijeve.

Të dy janë të martuar, por për Aristotel Onassis, Maria bëhet një obsesion i vërtetë. Pas takimit të parë, në fakt, fillon një vardisje e paturpshme ndaj këngëtares së operës e cila, pavarësisht lidhjes me Giovanni Battista Meneghinin, pranon derisa dorëzohet.

Një natë pasioni dhe dashurie fatale

Në verën e vitit 1959, Onassis organizon një festë në bordin e Christina, një nga mega-jahtet më të mëdhenj dhe më luksozë në botë. Grace Kelly dhe Princi Ranieri, Gianni dhe Marella Agnelli dhe Callas ndodheshin aty. Dhe pikërisht në atë rast Aristoteli e merr Marinë mënjanë për t’i rrëfyer dashurinë e tij: nga ai moment jeta e tyre do të ndryshojë përgjithmonë.

Lexo po ashtu:  Babi im më tha se ishin dy lloje të njerëzve në këtë botë: ata që...

Mundimi dhe pasioni

Pasi la burrin dhe trazoi shoqërinë e kohës, këngëtarja e operës iu përkushtuar totalisht asaj marrëdhënieje duke bërë një zgjedhje drastike: ajo do të linte karrierën për të mos u larguar kurrë nga “Floriri” i saj. Ai, nga ana tjetër, nuk heq dorë nga asgjë: ai i premton gruas që do të martohet me të, pa e bërë kurrë këtë Gjë, duke e marrë atë në të gjithë botën për ta shfaqur sikur të ishte një trofe.

Ardhja e Jackie Kennedy dhe fundi tragjik

Dhjetë vjet dashuri të pakushtëzuar dhe plot përkushtim, të cilat, megjithatë, nuk janë gjë tjetër veçse një përrallë. Maria heq dorë nga gjithçka për Onassis pa përmbushur kurrë ëndrrën e saj më të madhe, atë të martesës me dashurinë e jetës së saj. Por pronari grek i anijeve nuk është i kënaqur me tradhtitë kundër Callas, jo, ai bën më shumë: ai e lë për t’u martuar me vejushën Kennedy.

Një martesë që tronditi të gjithë dhe që sigurisht nuk nxitej prej dashurisë. Lajm që e theu Hyjnoren në dysh dhe shënoi fillimin e rënies së ngadaltë të gruas, e cila tërhiqet në apartamentin e saj parizian, nga jeta shoqërore fillimisht dhe nga skenat menjëherë më pas. Goditja finale vjen me lajmin e vdekjes së të dashurit të saj Onassis. Duket se pavarësisht martesës me Jackie Kennedy, Aristoteli nuk ka pushuar kurrë së dashuruari dhe takuari këngëtaren në fshehtësi.

Lexo po ashtu:  "Ju jeni duke vuajtur. Ah, kudo ku jam unë, jeni edhe ju", - Bethoven, letra dashurie për një grua të martuar

Pas kësaj, edhe Maria Callas vdes, në moshën vetëm 54 vjeç, e përkulur nga depresioni dhe një zemër e thyer për një ëndërr dashurie që nuk u realizua kurrë. / bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *