Në zgjedhjet parlamentare:
12 dhjetor 2010 – Lëvizja VETËVENDOSJE! e treta në nivel vendi
6 tetor 2019 – LVV e para
14 shkurt 2021 – LVV mbi 50%.
Në zgjedhjet lokale:
3 nëntor 2013 – LVV e katërta në nivel vendi
22 tetor 2017 – LVV e treta
17 tetor 2021 – LVV e para.
Ju falemnderit qytetarë të dashur. Vazhdojmë në raundin e dytë në 12 komuna më 14 nëntor 2021.

Kryetari i LVV-së njëherit edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se dje u mbajtën zgjedhjet lokale të cilat ishin të lira, demokratike dhe fer. Kurti tha se janë të kënaqur që kanë shkuar në balotazh në shumicën e komunave. “Si kryetar i LVV jam i kënaqur të shoh kaq shumë kandidat tonë në balotazh.

Është një shans që të vazhdojmë të flasim dhe të diskutojmë me qytetarët se si ti mbrojmë dhe avancojmë të arriturat në këtë gjysmë viti të qeverisjes. Ndryshimi real është shumë më shumë se fjalë”, ka thënë Kurti. Kurti ka thënë se synojnë të fitojnë kudo që janë në balotazh. Ai ka shtuar se si kryeministër është krenar që kishim miq nga BE-ja që vëzhguan demokracinë tonë që mund të shërbejë si shembull për vendet e rajonit Ai shtoi se ndryshimi i bërë realitet në rrafshin qytetar nuk është për premtime të mëdha për probleme të vjetra.

Lexo po ashtu:  Kandidati i vetëm shqiptar për president në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka argumenton: Shqiptarët nuk janë të barabartë pa qenë pjesë e strukturave të larta shtetërore

“Jam i etur të punoj e bashkëpunoj me secilën komunë që vlerat tona të arrijnë në cdo lagje e secilën shtëpi. Do të punoj me secilin kryetar komune… Urime të gjithë kandidatëve, kjo është festë e madhe e demokracisë si zgjedhje dhe e politikës si shërbim. Kandidatët e LVV-së do të jenë të angazhuar për secilën votë”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *