Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka realizuar një sondazh me gazetarët për të nxjerrë në pah, problemet që cënojnë lirinë e medias. KSHH ndërtoi dhe zbatoi “Barometrin Kombëtar të Lirisë së Medias në Shqipëri për vitin 2020”, për të vlerësuar situatën e kushteve të punës, lirisë profesionale dhe perceptimet e gazetarëve mbi lirinë e medias në tërësi. KSHH thekson se punonjësit e medias në Shqipëri vijojnë të përballen me një sërë problemesh me gëzimin dhe ushtrimin e të drejtave të punës.

Ky raporti i vitit 2020 rikonfirmon mungesën e kontratave të punës, abuzimin me kohën e provës, problemet me pagat si dhe mosrespektimin e kushteve në punës së punonjësve në sektorin e medias.

Në raportin e plotë thuhet se: Të dhënat e Barometrit konfirmojnë gjendjen e përkeqësuar të lirisë së shprehjes gjatë vitit që lamë pas, të matur në raportet vjetore nga Freedom House dhe Reporterë pa Kufij. Përpjekjet për të imponuar paketën e ashtuquajtur anti-shpifje, lajmet e gatshme nga forcat politike dhe ngjarje konkrete si: protesta dhe prishja e teatrit kombëtar dhe pandemia përmenden veçanërisht në përgjigje si shenja të përkeqësimit të lirisë.

Ky sondazh është ndarë në tre seksione:

Seksioni i parë: Sjell të dhëna konkrete mbi gjendjen dhe respektimin e të drejtave të gazetarëve në vendin e punës.

Lexo po ashtu:  Fjala e terroristëve (serb) në mediat shqipe – shqetësim publik!

Seksioni i dytë: Sjell të dhëna mbi situatën dhe faktorët që ndikojnë në lirinë profesionale të punonjësve të medias.

Seksioni i tretë: Përmban të dhëna mbi faktorët që sipas punonjësve të sektorit ndikojnë në cenimin e lirisë së medias, si dhe sugjerimet e tyre mbi masat që do të ndihmonin më shumë rritjen e lirisë së medias.

– Informaliteti në punë:
68.8% e të anketuarve pohuan se punojnë bazuar në një kontratë të rregullt pune, ndërsa pjesa tjetër prej 30.2% u përgjigjën se nuk kanë një kontratë të rregullt pune apo nuk kanë informacion për marrëdhënien e tyre kontraktuale.

– Bullizimi në vendin e punës:
11.5% e të anketuarve pohuan se ishin bullizuar/tallur gjatë punës apo për shkak të saj, në ambientin e punës. Në këtë kategori, shumica e tyre pohuan se kishin më shumë se 10 vite përvojë në punë dhe se sjelljet e bullizmit kishin ndodhur në vitet e para të karrierës.

–E drejta për pushime javore dhe vjetore:
Nga anketimi rezulton se: 59% e gazetarëve punojnë 6 ditë në javë, ndërkohë që 18% e tyre deklarojnë se nuk bëjnë asnjë ditë pushim. 63.5% e të pyeturve deklaruan se bëjnë 14 ose 15 ditë pushim në vit, ndërkohë që vetëm 16.5% e tyre gëzojnë efektivisht pushime të plota vjetore.

Lexo po ashtu:  Si përballohen katastrofat? Lexoni filozofi dhe poezi, në vend të lajmeve

-Kërcenimet për shkak të punës:
Nga këto të dhëna rezulton se ka raste të shpeshta të kërcënimit fizik dhe verbal ndaj gazetarëve e punonjësve të medias, çka ndikojnë në prezencën e një klime vetë-censure ndaj medias në vendin tonë. Përkatësisht, 33 % e të pyeturve raportuan se ishin kërcënuar fizikisht për shkak të punës apo gjatë kryerjes së saj, ndërkohë që 51.5% raportojnë kërcënime verbale.

–Censurë dhe vetëcensurë:
Përkatësisht, 49.5% e të anketuarve pohuan se u ishte kërkuar direkt apo përmes redaktorit apo kryeredaktorit të mos publikonin një lajm. Në një nivel pak më të lartë paraqiten perceptimet për rastet e vetë-censurës, ku 52% e të anketuarve pohuan kishin shmangur raportimin e një lajmi, për shkak se kishin menduar se ai nuk do i pëlqente punëdhënësit.

Pjesa më e madhe e të anketuarve apo 66.5% e tyre perceptojnë se media në Shqipëri është pak ose aspak e lirë. Ndërkohë që 30.5% vlerësojnë se media është mesatarisht e lirë. Vetëm 3% e të anketuarve mendojnë se media në vend është e lirë apo plotësisht e lirë.

Lexo po ashtu:  "Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s’je i zoti; në gjefsh të holla je intrigant a i shitur. Në folsh për plot çlirimin e Shqipërisë, do të thotë je djall e kërkon gjëra që duheshin gatitur në qind vjet më parë;" - Këshilla gazetarit nga Faik Konica

Faktorët ndikues janë: ndërhyrjet politike, interesat e bizneseve të drejtuara nga pronarët e mediave apo persona të përfshirë me krimin e organizuar.

-Pozicioni:
64% e tyre u vetëdeklaruan gazetarë, 8.5% kryeredaktorë dhe 6.5% redaktorë. Pjesa tjetër, prej rreth 20% përfshinin punonjës në pozicione të tjera, si: Regjisor, montazhier, kameramanë, teknikë transmetimi, etj.

74 % e të anketuarve deklaruan se punojnë në kryeqytet, ndërsa 26% e tyre referuan se punonin në qytete të tjera të vendit.

-Ngacmimet seksuale në vendin e punës:
15 nga të anketuarit apo 7.5% e totalit deklaruan se ishin ngacmuar seksualisht në vendin e punës. Vetëm në një rast, një prej të anketuarve referoi se kishte qenë prezent gjatë sjelljeve të ngacmimit që u ndodhte personave të tjerë në një redaksi. Të gjithë të anketuarit që pohuan ngacmime seksuale ishin femra.

Stresi në punë:
Mbi 88 % e punonjësve të medias raportuan nivele të larta stresi për shkak të punës. Një pjesë e mirë e tyre, 79.5 % raportuan se kishin mbuluar dhe raportuar ngjarje, të cilat u kishin krijuar tronditje të fortë psikologjike. Por vetëm një pjesë e vogël, 10% pranuan se kishin kërkuar ndihmë mjekësore për këto shkaqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *