“Ajo që dua në këtë moment nga ju, është të mendoni për ëndrrat tuaja. Unë nuk besoj se ëndrrat na jepen kot, pasi ne i kemi aftësitë t’i realizojmë ato. Nuk e di se çfarë ëndrre keni dhe as dua t’ia di se sa e vështirë mund të jetë ajo për t’u arritur.

Mund të jeni munduar ta realizoni dhe keni dështuar, por nuk unë nuk dua t’ia di për zhgënjimet që keni pësuar.

Ajo që unë di, është se ëndrra që ju keni në mendje, është plotësisht e mundshme për t’u realizuar. Askush nuk më bind dot për të kundërtën, pasi edhe unë jam shembull i realizimit të ëndrrave të mia.

Dua që ju të mendoni për atë që ëndërroni dhe të ndërmerrni rreziqe, njësoj siç unë i mora, edhe pse shumë njerëz nuk e bëjnë këtë gjë. Ata shpesh do t’ju dekurajojnë, sepse nuk janë as vetë guximtarë të ndërmarrin rreziqe.

Kuptimi i jetës nuk është aq i thjeshtë sa e jetojnë disa që lindin, martohen, jetojnë dhe vdesin. Jeta e atyre që vrapojnë pas ëndrrave të tyre, ka një kuptim tjetër.

Lexo po ashtu:  Këto janë lulet që mbushin shtëpinë me oksigjen, ja kë të zgjidhni

Gjatë një rruge të tillë, ju do të përjetoni shumë zhgënjime, dështime, dhimbje, mundje, por gjatë këtij procesi, ju do të zbuloni disa gjëra për veten që nuk i dini tashmë. Ajo që do të zbuloni, është se ju keni madhështinë brenda vetes.

Unë nuk kam ndonjë diplomë universiteti, por ndërsa një ditë po prisja një mikun tim në gjimnaz, një mësues m’u afrua dhe më tha të shkruaja në dërrasë ato që ai do më thoshte. I thashë : “Nuk mund ta bëj këtë gjë, zotëri”.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

“Pse jo?”, – ma ktheu ai.

“Sepse unë nuk jam një nga studentët e tu”, – i thashë.

“Nuk ka rëndësi. Zbato urdhërat e mia tani”, – më urdhëroi ai.

“Nuk mund ta bëj atë gjë, sepse unë nuk jam i përgatitur me shumë njohuri”, – u shpreha unë duke e parë në sy.

Ai erdhi afër meje dhe më nguli sytë duke më thënë : “Mos e thuaj më këtë gjë sërish. Opinionet e të tjerëve për ty, nuk kanë pse të bëhen realiteti yt”.

Lexo po ashtu:  Si shtyhen njerëzit e mirë të bëjnë gjëra të këqia?

Ndaj, nëse doni t’i arrini ëndrrat tuaja, merrni si shembuj personat që ia kanë dalë mbanë dhe bëni gjithçka për t’ia dalë edhe juve t’i realizoni ato. Ata që ia kanë dalë mbanë, kanë kuptuar se për të ndodhur diçka, gjithçka e kanë ata vetë në dorë. Asgjë nuk kishte përfunduar, deri në momentin që ata triumfuan, ndaj përpiquni ta kuptoni edhe juve këtë gjë.

Kur mendon se sa shumë gjëra ke për të bërë, të duket sikur nuk ke kohë. Njësoj si ty, kanë edhe të tjerët punë. Disa janë akoma më të zënë me punë më të mëdha, por ata nuk kanë hequr dorë gjithsesi. Kanë luftuar që t’ia dalin mbanë, ndaj edhe ti bëj të njëjtën gjë. Lufto, studjo, krijo. Gjithçka është në dorën tënde.” /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *