Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka folur për sanksionet që Departamenti amerikan i Thesarit ka ndërmarrë ndaj grupit të organizuar kriminal në veri të vendit para dy ditësh.

Kurti tha se sanksionet e ShBA-së mbi këto grupe kanë legjitimuar aksionet që policia e Kosovës ka ndërmarrë kundër kontrabandës në veri të Mitrovicës.

“Sanksionet e SHBA-së mbi këta individë e këto grupe kriminale treguan qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit që shtypin e shfrytëzojnë qytetarët e pjesës veriore dhe vërtetuan legjitimitetin e veprimeve të policisë së Kosovës javë më parë në komunën veriore të Mitrovicës kundër kontrabanduesve të mallrave ilegale”, tha Kurti.

Shefi i qeverisë kosovare tutje tha se grupeve kriminale do t’i përgjigjen me luftë të përbashkët të institucioneve pa dallim etnie.

“Lidhjet e bashkëpunimit ndëretnik të grupeve kriminale dhe fushëveprimit të tyre transnacional Ne do t’i përgjigjemi me luftë të përbashëkët ndërmjet zyrtarëve të institucioneve tona pa dallim etnie dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me aleatët tanë. Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë në luftimin e krimit të organizuar në çdo pjesë të vendit”, tha Kurti.

Lexo po ashtu:  Nuk ka hajni/ Dogana e Kosovës theyn edhe njëherë rekordin, deri me sot janë mbledhur 1 miliard euro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *