Analisti Fatos Lubonja komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, duke u fokusuar tek Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha që u zhvillua këtë të shtunë në stadiumin ‘Air Albania’.

Gjatë bisedës në studion e ‘Kjo Javë’ në News24 me gazetaren Nisida Tufa, analisti theksoi se ky Kuvend tregoi se mazhoranca në PD është me Sali Berishën.

‘Ka shumë elementë që duhet të shihen tek Kuvendi. Më e thjeshta apo kryesorja që mendoj ka qenë pritshmëria se sa njerëz do të jenë në Kuvend. Pra lidhet me atë se kush është mazhorcancë në PD. Ky Kuvend ishte vërtetoi që mazhoranca është me Sali Berishën. Besoj se kjo gjë u shpreh dhe përshtypja e dytë ishte se u duk mes Mitingut dhe Kuvendit’,- tha Lubonja.

Vendimet në Kuvendin e Berishës, shkarkimet ?A do të arrihet të shkarkohet Basha kështu?

Lubonja: Nëse do të themi se është respektuar statusi dhe ai duhet të parashikojë se si duhet të shkarkohet kryetari do të themi se kjo është një gjë…Mendoj se nëse ke një parti ku kryetari ka bërë gjëra që duhet shkarkuar dhe këto raste i parashikon statuti , mendoj që edhe mund të shkarkohet por çështja nuk qëndron këtu.

Lexo po ashtu:  PËR BAJRAM - Ambasadori amerikan uron në gjuhën shqipe: Me Fat Fitër Bajrami!

Qëndron më shumë tek legjitimiteti që ka brenda edhe një element që nuk e ka ligjshmëria. Mund të jesh i ligjshëm, por jo legjitim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *