Mbreti i Marokut, Mohammed VI ka prezantuar së fundmi nismën për restaurimin e qindra siteve historike hebraike. Sipas mediave vendase, lëvizja është pjesë një riafrimi mes Izraelit dhe Marokut në kuadër të Marrëveshjeve Abraham.

Sipas planit të mbretit parashikohet rinovimi i qindrave sinagogave, varrezave dhe siteve në disa qytete, mes tyre edhe varreza hebraike në Fes, që përfshin 13 000 varre. Deri më tani në Marok janë hapur disa muzeume hebraike, ndërkohë që marrëdhëniet kanë njohur një rritje të nivelit teksa në nëntor, në Marok ishte për vizitë ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz.

Lexo po ashtu:  Komisioni qeveritar neglizhon viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, për një vendim presin deri në një vit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *