Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e luftimit kundër terrorizmit të shtetit të Kosovës, ku thuhet se një gjë e tillë është arritur falë bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të.

Në raportin e publikuar në faqen e DASH-it, përmendet edhe shfuqizimi që Qeveria ia kishte bërë Zyrës së Koordinatorit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit, e cila ishte riaktivizuar nga Qeveria Hoti, në korrik të vitit të kaluar.

“Kosova është anëtare e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in. Qeveria e Kosovës është duke hartuar një strategji të re të kombinuar dhe plan veprimi për Kundër Terrorizmin (KT) dhe Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE) deri në vitin 2025.

Zyra e Koordinatorit të CT/CVE u shfuqizua në shkurt. Në korrik, megjithatë, qeveria e re Hoti emëroi Ministrin e Brendshëm Agim Veliu si koordinator kombëtar CT/CVE”, thuhet në raport.

Në raport, po ashtu, përmenden edhe rastet e Igballe Hudutit dhe Visar Qukovcit, si forma të suksesshme të luftimit të terrorizmit.

“Më 30 shtator, prokurorët paditën Igballe Hudutin për nxitje që të kryhen akte terroriste. Huduti u arrestua më 7 janar për postimet e saj në rrjetet sociale ku kritikonte Uashingtonin për vrasjen e komandantit iranian Qasim Soleimani dhe bëri thirrje për hakmarrje”, thuhet në raport.

Lexo po ashtu:  Zot ruana, ja çka i qet goja Enver Hoxhajt: Kurti më shumë ka bashkëpunuar me Serbinë sesa me Shqipërinë

“Më 24 shtator, Gjykata Supreme e Kosovës vërtetoi dënimin me pesë vjet e gjysmë burg për pjesëmarrjen e Visar Qukovcit në një grup terrorist (ISIS), ndërsa urdhëroi një rigjykim për akuzat për abuzim të fëmijëve. Qukovci, një nga FTF-të e riatdhesuar nga Siria në vitin 2019, kishte filmuar video propagandistike në të cilat i vendoste një jelek vetëvrasës djalit të tij 3-vjeçar”.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdoi të zbatojë një program — i ndihmuar nga ekspertët amerikanë — për të përmirësuar menaxhimin e terroristëve në burg. Ky program përfshin mbledhjen, analizimin dhe ndarjen e informacionit të burgut brenda vendimmarrësve të shërbimit korrektues dhe organeve të tjera përkatëse të zbatimit të ligjit, dhe menaxhimin e rehabilitimit dhe ri integrimit eventual të terroristëve të dënuar”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *