Akademiku Esad Mekuli Me rastin e  ditëlindjes!

Studiues e shkrimtar, përmes prurjeve të reja shkencore, ndriçuan dhe shkruan për figurën e Akademikut Esad Mekulit.

Esat Mekuli u lind më 17 Dhjetor 1916 në Plavë. Kreu gjimnazin në Pejë dhe Fakultetin e Veterinarisë në Beograd.

Kur ishte student është burgosur për kundërshtim të shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi.

Në vitin 1940 qëndroi në burgun famëkeq të Glavinjaqës në Beograd, nga u lirua në prag të kapitullimit të Jugosllavisë mbretërore.
Më 1942 burgoset në Kullën e Sheremetit në Pejë, për shkak të bashkëpunimit me Lëvizjen antifashiste. Në fund të vitit 1943 u bashkohet aradheve partizane, si redaktor i gazetës ilegale “Lirija”.

Një rol të rëndësishëm Mekuli luajti në themelimin e Universitetit të Prishtinës dhe institucioneve të tjera kulturore e arsimore dhe shkencore, si Instituti Albanologjik,gazeta “Rilindja”, Bibloteka Popullore dhe Universitare, themelimi dhe drejtimi i Shoqatës Shkrimtarëve të Kosovës.

Mekuli ishte:

Kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e re”.

Kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Kosovë.

Lexo po ashtu:  Samsung dërgon One UI 4.1 për seritë Galaxy S21

Sot Mekuli njihet dhe vlersohet si Poeti i parë, poeti i poetëve. Si poet Ai u formua në klimën e viteve 1930 të shekullit XX.
Poezia e tij, e një ndjeshmërie të pasur lirike dhe shprehjeve të pasura artistike dhe estetike ,ka dhënë dramën e njeriut shqiptar, por dhe atij ballkanik.Veçse poet, Esad Mekuli ishte përkthyes,shqiprues i letërsisë ballkanike.

Ai përktheu në gjuhën serbo kroate veprat”Vargjet e lira” të Migjenit,romanin “Gjenaral i ushtrisë vdekur” i Ismail Kadares,”Vdekja më vjen prej sy të tillë” të Rexhep Qoses etj.
Është nder për secilin krjues dhe shkencëtarë të vlerësohet me çmimin “Esad Mekuli”!
Për krijimtari të përgjithëshme letrare Akademiku Rexhep Qosja është nderuar më çëmim “Esad Mekuli” .

Që në vitin 1934 në poezinë ”Populli tim” ai shkruan:
“Deshta ,shum’ kam dasht-dishirue Që me këng të trimnoj,me fjalën tënde të ndrydhun të ngrej fuqitë prej gjumit… Këndova (dhe kur më ishte ndalue) Se liria do të vinte dhe për ty,të përbuzun. Këndova mbi ditët fatlume që do lindshin , pa dhunë , n’agimin e lirisë për ty me popujt e ngjeti, mbi forcë të bashkimit mbarë: mbi vrullin tand të mëshehun unë, biri yt dhe poeti”

Lexo po ashtu:  Fragmente të bukura nga shkrimtarë të njohur!

Esad Mekuli ka shkruar edhe me pseudonimet Sat Nokshiqi dhe Sat Hoxha.

Veprat letrare

Për ty, Prishtinë, 1955, 1963, 1967
Dita e re, poezi për të rinj, Prishtinë, 1966
Avsha Ada, Prishtinë, 1971
Vjersha, Prishtinë, 1973
Brigjet, Prishtinë, 1981
Rini e kuqe, Prishtinë, 1984
Në mes të dashurisë dhe urrejtjes, Tiranë, 1986
Dita që nuk shuhet, Prishtinë, 1989
Qëndresë urtësie, ASHAK, Prishtinë, 1996

Respekt për këtë figurë të shquar të kombit Shqiptar. Të pavdekshme do të mbetën vepra dhe puna e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *