Ajo që ndodhi dje me Partinë Demokratike të ngujuar në Pallatin e Kongreseve ishte asgjë më shumë sesa një mizaskenë e ideuar nga dhaskalë provincialë me maksima filozofike antikomunizmin publicistik.

Përtej ulërimave pa kuptim të z. Lulzim Basha, në skenë zbriti edhe Agron Gjekmarkaj, i mirënjohur si njeriu me vetitë e të gjitha të djathtave që mund të nxërë historia e një individi. Katolik, nga veriu, për rrjedhojë antikomunist e për detyrim edhe antienverist, logjikisht, kritik i nënkuptuar i jugorit si dëshmi e ndarjes antropologjike mes dy grupimeve brenda shqiptare, z. Gjekmarkaj aderon prej vitesh në përshfaqjen publike si një farë apologjeti i Sali Berishës për të cilin nuk është se ka kursyer edhe kritikat apo rezervat.

Berishizmi dhe Berisha janë mbrojtur shpesh në media nën sinorin e gegut që pasi nxori gegët nga statusi i viktimës së komunizmit të Jugut, u desh të përballej me revanshin e këtij të fundit. E duke qenë komunizmi i presupozuar është e keqja supreme, bajraktarizimi i supozuar i Berishës është jo vetëm i juistifikueshëm, por edhe mjet që nuk ka pse të paragjykohet. Këto nuk janë thënë hapur, por janë nënkuptuar pas iracionalizmit që shpesh e has në litanitë e njerëzve si z. Gjekmarkaj që marrin krah hapur.

Lexo po ashtu:  GRABITËSIT E RINASIT, MË PAK TË FAJSHËM SE ÇDO GRABITËS TJETËR

Sa për ilustrim, z. Gjekmarkaj më 20 maj 2021 tha: Si deputet, e kam një mendim që do e ndaj në këtë studio. Ajo që ka ndodhur dje është lajm i keq për Shqipërinë. Kjo sepse Berisha është simbol i lirisë dhe pluralizmit për shqiptarët. Edhe sot më rezulton se Berisha është lider pro amerikan, madje për të thënë më pro amerikani në vend e në rajon

Dje, I njëjti zotëri, në mes të ditës e në mes të skenës, duke lexuar një letër që patjetër e ka shkruar vetë, e barazoi Sali Berishën, berishizmin me enverizmin. Me një të keqe nga e cila PD-ja duhet të shkëputet. Zoti Gjekmarkaj I thoshte këto pasi kryetari I tij kishte përfunduar seancën e filoamerikanizmit decibelik dhe pasi kishte denoncuar antimamerikanizmin e Sali Berishës.

Të dyja bashkë, këto teza pseudoideoligjike, që janë asgjë më shumë sesa një politikë që ecën me parimin e kandarit që shkon nga pesha më e madhe, pretendojnë të paraqesin para shqiptarëve sipërmarrjen fisnike dhe historike të denoncimit të kultit të individit në PD. Një lloj hrushovianizmi i rishfaqur në shekullin e 21-të, që kapet gafil me veten dhe realitetin, përderisa vetë Kuvendi Kombëtar i Lulzim Bashës dhe Agron Gjekmarkaj, me pjesëmarrjen e njerëzve flet për lirinë në vendimmarrje të tyre dhe jo rendjen pa tru e pa sy ndaj një lideri. Sali Berisha kërkoi referendum, rezultatet e të cilit do të duhet të depozitohen zyrtarisht dhe në çdo rrethanë askush nuk mund të injorojë një realitet të tillë. Dhe ai e realizoi atë me kredencialet e veta për ta rivendosur autoritetin dhe kryer rotacionin dhe jo duke afirmuar ritualin e bindjes së verbër.

Lexo po ashtu:  Baci Rifat Jashari, mos e lëshoni kullën, lufta nuk ka përfunduar!

Nga ana tjetër do të ishte gjë shumë e mirë nëse ndarja brenda PD-së, mes Bashës e Berishës, apo Gjekmarkajt me Berishën të jetë vërtet për këto arsye, por ne e dimë shumë mirë se politika e z. Basha është një skript i të tjerëve. Se vokali i tij në Pallatin e Kongreseve nuk është i tiji, por i të tjerëve dhe se ky inskenim i paturp nuk bind askënd, edhe pse sot për paradoks, PD-ja e Bashës ka adoptuar tezat e së “majtës” për Berishën. Diçka që flet shumë për kulturën e saj politike dhe pamundësisë për të themeluar lirinë aty brenda.

s.zaimi

Gjekmarkajpdhrushovianet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *