Bletët e mjaltit u shfaqën në Azi 7 milionë vjet më parë: më pas evolucioni i përshtati ato në mjedise të ndryshme të botës, duke favorizuar megjithatë tiparet e punëtoreve.

Bleta europiane (Apis mellifera), ose bleta e mjaltit, është specia më e përhapur e bletëve në botë: nga vjen? Cila është origjina e saj? Ka disa studime kushtuar këtij polenizuesi themelor, por tani një punë e botuar në Science Advances duket se ka përgjigjet. Apis mellifera do të kishte evoluar për herë të parë në Azinë Perëndimore shtatë milionë vjet më parë, përpara se të përhapej një milion vjet më vonë në Afrikë dhe Europë duke lindur 27 nënspecie, tani të pranishme në çdo kontinent përveç Antarktidës.

Për të arritur në këto përfundime, studiuesit krahasuan gjenomet e 251 bletëve europiane, që u përkasin 18 nënspecieve të ndryshme të përhapura në Europë, Azi dhe Afrikë. Analiza zbuloi se çdo nëngrup ndan 145 gjene me të gjithë të tjerët – një numër i vogël duke marrë parasysh se A. mellifera përbëhet nga rreth 12,000 gjene në total: këto 145 gjene janë motori i mutacioneve që kanë lejuar evolucionin dhe përshtatjen e secilës specie të vetme në habitate dhe stile jetese të ndryshme. “Të zbulosh se numri i gjeneve të përfshira në përshtatjen e bletëve të mjaltit ishte kaq i ulët ishte një surprizë”, thotë Amro Zayed, një nga autorët e studimit.

Lexo po ashtu:  Koha apo paraja? Kë do të zgjidhnit ju, të nderuar lexues?

Por ajo që i habiti edhe më shumë studiuesit ishte fakti se të gjitha këto 145 gjene ishin të lidhura me morfologjinë dhe sjelljen e bletëve punëtore (si mbrojtja e kolonive, imuniteti social dhe prodhimi i mjaltit dhe pelte mbretërore), jo të bletëve mbretëreshë: ‘Një bazë grupi i gjeneve i lejon bletët e mjaltit të përshtaten me kushte të ndryshme mjedisore, duke rregulluar sjelljen e kolonive dhe të punëtorëve”, shpjegon Kathleen Dogantzis, koordinatore e studimit. Sipas Pilar de La Rúa (Universiteti i Murcias), seleksionimi natyror favorizoi bletët punëtore për të mirën e kosheres, dhe ky është një shembull tjetër i altruizmit të brendshëm të këtyre pjalmuesve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *