Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka shpallur xhudisten shqiptare nga Kosova, Distria Krasniqi, si xhudisten më të mirë për vitin 2021 në xhudo.

Përmes një ceremonie të zhvilluar online, IFJ, ka bërë të ditur se Distria Krasniqi është zgjedhur sportistja më e mirë në botë për vitin 2021.

Ceremonia virtuale e çmimeve gjatë ditës së sotme ka bërë nderimin e disa xhudistëve, organizatave dhe individëve më të mirë në botë që kontribuan në një vit tjetër historik për xhudon.

Së bashku me trajnerin Driton Kuka, Kosova ka arritur që të fitojë tre medalje të arta olimpike, dy vetëm në Lojërat e fundit që u mbajtën në Tokio.

Shqiptaret Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova arritën që të fitojnë vendin e parë dhe kësisoj të sjellin dy medalje të tjera në Kosovë, pas Majlinda Kelmendit që e shkroi historinë e para.

Gjatë kësaj ceremonie virtuale, trajneri Kuka është zgjedhur si trajneri më i mirë për vitin 2021 në sportin e xhudos.

Lexo po ashtu:  Icardi: Që nga fillimi doja të qëndroja në PSG

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *