Southampton është i interesuar të nënshkruajë me Armando Brojën nga Chelsea, por po përballet me konkurrencë nga klubet e tjera angleze.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare‘Shenjtorët’ janë të vetëdijshëm për interesimin e klubeve të tjera pas paraqitjeve mbresëlënëse të kohëve të fundit për sulmuesin 20-vjeçar.
Një varg klubesh të Ligës Premier duan të nënshkruajnë me sulmuesin e ri këtë muaj, shkruan SkySports.

Një burim brenda klubit të Chelseat, i ka thënë këtij mediumi se klubet e interesuara tashmë kanë pyetur se sa do të kushtojë blerja e Brojës brenda këtë muaji.
Por duket se Chelsea po shqyrton që ta mbajë Brojën, i cili së fundmi ka nënshkruar kontratë me klubin nga Stamford Bridge.
