Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, ka arritur në Kosovë ku është pritur me ceremonia shtetërore nga Presidentja, Vjosa Osmani.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Milanoviq do të qëndrojë sot dhe nesër në Kosovë ku do të zhvillojë disa vizita dhe takime.
Pas takimit me shefen e shtetit, Vjosa Osmani, presidenti kroat do ta takojë kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pasdite, Milanoviq do ta vizitojë Janjevën për tu takuar me komunitetin kroat atje.
Në ditën e dytë të vizitës, presidenti kroat do të qëndrojë në kampin e KFOR-it ku do të pritet nga Komandati Ferenc Kajari.
Milanoviq do të takohet edhe me forcat e armatosura kroate që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.




