Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po përfundon një vit përplot sfida, por që nuk do të heqin dorë nga ndryshimi që tashmë kanë filluar.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Kurti ka thënë se ai nuk harron arsyen e rrugëtimit të tij.

“Po përfundon një vit i sfidushëm, pandemia ka rënduar mbi supet e secilit prej nesh e derisa mbyllim këtë vit me shumë arritje në shumë sektor, kujtojmë se për shumë qytetarë që me dekada janë harruar nga politika jeta mbetet ende e vështirë. Prandaj, nuk harrojmë arsyen përse jemi këtu, nuk harrojmë arsyen e rrugëtimit, për të hapur një dekade të re të qeverisjes. Nëse punojmë me dije e me qëllime të mira nuk ka sukses që nuk e arrijmë”, ka pohuar Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Kurti ka thënë se ndodhën në një krizë energjetike, por që po bëjnë të gjitha që të dalin më sa më pak humbje.

Lexo po ashtu:  Reagon VLEN: Në protestë u shfaqën dy fajtorët kryesor që provimi i jurisprudencës nuk mbahet shqip: Musa Xhaferi e Blerim Bexheti. Pse Ali Ahmeti fshihet pas studentëve?

“Ata që për dështimet e tyre kërkojnë llogari nga ne, duhet ta shohin vetën në pasqyre”, deklaroi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *