Protesta e studentëve për gjuhën shqipe – Vjen argumentimi nga VLEN

Hapësirë e sponsorizuar

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Të nderuar,
Protesta e sotme përfundoi, por e vërteta mbeti: #BDI 20 vite manipuloi me gjuhën shqipe.

Sot jemi këtu sepse e vërteta duhet të thuhet siç është: Studentët sot protestuan kundër një padrejtësie ndaj tyre nga koha e BDI-së. Të gjithë shqiptarët e dinë se provimi i jurisprudencës asnjëherë nuk është zhvilluar në #gjuhënshqipe.

Hapësirë e sponsorizuar

Protesta është e drejtë demokratike dhe askush nuk e konteston këtë. Por, ne reagojmë kundër atyre që mundohen ta manipulojnë të njejtën.

Sot në protestë u shfaqën, pa fije turpi edhe dy fajtorët kryesor që provimi i jurisprudencës nuk mbahet shqip: Musa Xhaferi e Blerim Bexheti.

Këta që sot përpiqen ta ndezin këtë temë, përdorën pushtetin për t’u pasuruar në kohën kur duhej të ishte rregulluar problemi.

Lexo po ashtu:  LAJM I MIRË/ Po vijnë edhe 100 mijë doza të tjera të vaksinave kundër Covid-19

Të ndëruar studentë,
Ne kemi folur hapur me ju. Kemi pranuar kërkesën e tuaj dhe u kemi premtuar se problemin do ta zgjidhim.

Ju kërkuat që provimi i jurisprudencës të bëhet shqip, ne po i bëjmë shqip të gjitha provimet profesionale.

Për këtë sot në qeveri u zhvillua një takim mes kryeministrit Mickoski dhe kryetarëve të VLEN-it. Prandaj ne me shumë siguri ju themi: Provimet shumë shpejtë do të jenë edhe në SHQIP.

Shqiptarët nuk janë naivë. Ata e shohin shumë qartë se pas kësaj zhurme nuk qëndron halli i studentit, por halli i pushtetit të humbur.

Prandaj pyetja është tjetër. Pse #AliAhmeti fshihet pas studentëve? Pse nuk u thotë shqiptarëve se këtë çështje nuk e zgjidhën kur kishte gjithë pushtetin në dorë?

Edhe një herë, Ali Ahmeti dëshmoi se e gjuan gurin dhe e fsheh dorën. E ndez zjarrin nga prapa, i shtyn tjerët përpara dhe pastaj mundohet të përfitojë politikisht.

Të nderuar,
Kjo temë nuk duhet të shndërrohet në përplasje mes institucioneve dhe studentëve.

Lexo po ashtu:  Plazhi i famshëm Copacabana, shndërrohet në një ‘varrezë masive’

Studentët janë fëmijët tanë.

Prandaj, i ftojmë studentët të mos bien pre e manipulimeve politike dhe të kenë besim se këtë çështje tashmë e ka marrë në duar #VLEN-I dhe se e njëjta po zgjidhet shumë shpejtë. /Besa Durmishi/

(5) Facebook

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com