Lajmi që doli në rrjetet sociale për rrogat e disa analistëve dhe gazetarëve shqiptarë, e që doli se janë të verteta këto pagesa, ka pushtuar mediat botërore.

Nga Londra, mbrëmë, gazetari i njohur shqiptar Ben Manaj që ka punuar për BBC dhe gjigandë të tjerë medias botërore u shpreh i habitur për rrogat shumë të larta të këtyre analistëve shqiptarë, ndërkohë që në Angli i shikojnë me dylbi paga të tilla të majme.

Rrogat 14 milionë,15, 18 apo me shumë milionë lekë në muaj kanë çoroditur krejt median shqiptare dhe atë botërore. E verteta e fshehur doli në pazar se këto paga supër të majme i marrin disa analistë shqiptarë që dalin nëpër studio televizive, por kjo tregoi fytyrën e vertetë të pushtetit që blenë analistë për të shpëlarë trurin e qytetarëve.

Natyrisht që jemi në kapitalizëm dhe sejcili paguhet nga pronari sipas punës, por kapitalizëm ka edhe në SHBA, edhe në Angli apo kudo tjetër në Europë, por nuk kanë rroga të tilla të larta.

Lexo po ashtu:  Cilat janë pesë të përbashkëtat e rëndësishme mes ekstremistëve Reichsbürgers në Gjermani, dhe ekstremistëve të strukturave kriminale të Vuçiqit në veri të Kosovës?

E duke llogaritur se në Shqipëri ka një ekonomi të dobët dhe varferi të madhe ekonomike.

Por disa analistë, jo të gjithë, janë hipokritë. Ata punojnë dhe marri paga të tilla sepse mbështesin qeverinë (ose qeveritë e radhës). Bile na dalin si shenjëtorë të lirisë së fjalës, si me të drejtit e këtij rruzulli tokësorë e ku pas publikimit të listës së pagave u vertetua se marrin shuma të mëdha me euro.

Pra i sherbejnë euros dhe jo publikut!

Bile një prej këtyre analistëve me pagë të jashtëzakonshme, edhe kur pi kafen me kolegë të tjerë thotë si në pafajsi se “ma paguani kafen se nuk kam lekë”!

Hipokritë në shoqeri, siç janë edhe në ekranin e televizorit. E për dreq populli iu beson!

Hiqen sikur nuk paguhen, ndërkohë që shuma e rrogës që merrkan nëpër kantiere biznesi të Shqipërisë, të sponsorizuara nga buxheti i shtetit, është sa 10 apo 15 herë rroga që marrin gazetarët investigues Klodiana Lala, Artan Hoxha e ndonjë tjetër, të cilët rrezikojnë jetën nga mafia kur nxjerrin fakte për bandat dhe politikën.

Lexo po ashtu:  Parimi i dinjitetit njerëzor duhet të zbatohet për të gjithë njësoj

Ky publim krijoi një interes të madh nga analistë dhe gazetarë me emër në Botë, bile edhe nga CNN e BBC, që janë televizionet më të fuqishme në planet. Disa gazetarë të BBC e CNN, të cilët edhe kur shkojnë në zona lufte si në Irak, Siri, Afganistan e ku të ikën jeta nga plumbat, nuk marrin as sa gjysma e disa analistëve shqiptarë që na llomotisin në favor të qeverisë.

Një pjesë e këtyre gazetarëve të luftës po kërkojnë të zgjidhin kontratat me televizionet më të mëdha ndërkombëtare dhe duan të vijnë të punësohen në Shqipëri sapo dëgjuan e lexuan për paga 15 mijë euro apo 18 apo 20 mijë euro në muaj!

Publikimi i të dhënave dhe pagave është shkelje ligji, por kjo pati edhe një gjë të mirë, pasi nxori në publik fytyrën e vertetë të gazetarëve dhe analistëve puthadorë të çdo pushteti.

/Daniel Muçaku/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *