Kina dënon dhjetëra zyrtarë për shpërthimin e virusit Corona në qytetin e Xi’anit, i cili gjendet në gjendje shtetrrethimi.

Inspektoriati Qendror për Disiplinën njoftoi se 26 zyrtarë të Partisë Komuniste kanë marrë vërejtje për “rreptësi të pamjaftueshme në parandalimin dhe kontrollin e shpërthimit të infektimeve me korona”.

Kina, ku virusi korona u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019, është në gjendje gatishmërie të lartë sa u përket infeksioneve të reja, sepse po përgatitet për zhvillimin e Lojërave Olimpike Dimërore në muajin shkurt në kryeqytetin e vendit, Pekin.

Në Xi’an u regjistruan 49 raste të tjera infektimi me korona, duke e çuar javët e fundit në më shumë se 250 vetë numrin e përgjithshëm të të infektuarve. DW

Lexo po ashtu:  Ambasadorët e Quint’it: Ndaloni shpejt punimet në rrugën te Manastiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *