Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Turqia është ofruar të bëjë rolin e ndërmjetëses në krizën e Bosnjës. Ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka zhvilluar një vizitë në Sarajevë, ku u takua me liderin serb të Bosnjës, Milorad Dodik, presidencën boshnjake dhe zyrtarë të tjerë, sipas ministrisë së tij.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Ne e shohim Bosnjën dhe Hercegovinën në tërësi. Ne kemi bërë gjithçka mundemi për unitetin dhe stabilitetin e tij dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Akar për transmetuesin CNN Turk pas bisedimeve të tij.

“Nëse pranohet, Turqia mund të punojë si ndërmjetëse në Bosnje dhe Hercegovinë,” citohet Akar nga Reuters.

Në një mocion të votuar në Parlament, deputetët serbë votuan për nisjen e tërheqjes së Republikës së tyre autonome Serbe nga forcat e armatosura, sistemi i taksave dhe gjyqësori i Bosnjës.

Lexo po ashtu:  Tensionet në veri të Kosovës, Rama befason: Krijimi i një ‘Donbasi të vogël’ në mes të Evropës është rrezik real

Bosnja është e ndarë në dy rajone autonome – Republika Serbe dhe Federata, e dominuar nga boshnjakët dhe kroatët – pas luftës së viteve 1992-1995. Të tre institucionet përfaqësojnë shtyllat kryesore të sigurisë së përbashkët, sundimit të ligjit dhe sistemit ekonomik.

Turqia e ka cilësuar të gabuar votimin e mocionit të serbëve, duke theksuar se mund të kërcënojë stabilitetin rajonal. Gjermania i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të sanksionojë Dodik.

Si vend mysliman, Turqia myslimane ka lidhje të forta me Bosnjën. Presidenti Tajip Erdogan e ka lavdëruar shpesh liderin e kohës së luftës të Bosnjës, Alija Izetbegovic, ndërsa ka krijuar marrëdhënie miqësore me presidencën trepalëshe ndëretnike të Bosnjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *