Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Kurbini do të kthehet në atraksion turistik me ndërtimin e bujtinave që do të shërbejnë për turistët e shumtë në numër që çdo vit vizitojnë Shna Ndoun. Rama u shpreh se bashkia e Kurbinit do të jetë më e bukur dhe më funksionale. Ai bëri batuta me inxhinierin turk i cili gjeti nuse për djalin në Kurbin dhe pati një këshillë për demokratët.

“Ne duam që tani, duke qenë se deri dje nuk ishte një qytet ku mund të vije dhe të rrije. Shikoni godinën e Bashkisë së Kurbinit. Atë bashki lali Eri as në ëndërr nuk e sheh dot. Do të jetë bashkia më e bukur dhe më funksionale. Tani ne do bëjmë një investim tjetër në rrugën për në Shna Ndou.

Dhe do bëjmë investime që njerëzit që vijnë për në Shna Ndou t’i mbajmë një natë, ose dy netë këtu dhe jo të mos guxojnë të mos shikojnë majtas apo djathtas. Të ngrihen bujtina përreth. Po të ketë restorante të mira. Pse çfarë ka Lezha që ka gjithë ato restorante të mira. Do vijë dita që atë turizëm të jashtëzakonshëm fetar ta kthejmë në përfitim.

Lexo po ashtu:  BE akoma në gjumë! Videoja u shpërnda gjithandej, Zelensky thotë se kjo ishte gjëja më e tmerrshme që ka parë në jetën e tij

Falenderoj Majlindën se është treguar më burrneshë se shumë burra që njoh unë këtu në Laç. E falënderoj si një grua të fortë. Si një zonjë grua që i ka qëndruar në kokë këtij komuniteti që nuk është i lehtë. Më i fituari nuk doli kush mori shtëpi. Por doli Serveti që erdhi, udhëhoqi kantierin dhe mori nusen për djalin. Sa më shumë demokratë me mend në kokë të lindni aq më mirë do jetë për Laçin dhe gjithë Shqipërinë. Barin ne e mbollëm. Ju duhet ta mbroni se është bari juaj”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *