Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Buka e thekur është pjesë e pandashme e një mëngjesi të shijshëm dhe të shëndetshëm. Ajo shijon shumë nëse lyhet me pak gjalpë të shkrirë ose akoma më mirë me vaj ulliri. Por vlerat e bukës së thekur shkojnë përtej shijes së mirë, ato shumëfishohen pikërisht gjatë thekjes.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Buka e thekur për diabetikët: Sipas të dhënave buka e thekur ka dy vlera të mëdha për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Ajo ul nivelin e indeksit të glicemisë dhe sasinë e yndyrnave tek buka. Normalisht, njerëzit që vuajnë nga diabeti, ose ata që përpiqen të bien në peshë, nuk duhet të konsumojnë bukë. Por gjatë thekjes, indeksi i glicemisë tek buka ulet. Kjo do të thotë se buka ka një efekt më të vogël tek niveli i sheqerit në gjak.

Lexo po ashtu:  Konsumoni ujë gjatë kohës që hani?!-Ja pse duhet t’i thoni jo këtij veprimi

Yndyrnat: Buka përmban një sasi të konsiderueshme yndyrnash. Të dhënat tregojnë se thekja ul përmbajtjen e yndyrnave të buka dhe e bën atë më të lehtë për organizmin.

Tretja: Buka e thekur u vjen në ndihmë njerëzve që vuajnë nga problemet e tretjes. Buka e thekur, banania, orizi dhe salca e mollës janë produktet më të rekomanduara kundër diaresë.

Më shumë energji: Buka e thekur është e pasur me niseshte, e cila ofron shumë energji. Kjo e fundit është e domosdoshme kur organizmi kërkon të përpunojë ushqyesit.

Të përzierat: Kombinimi i një gote me qumësht dhe një fete bukë të thekur me pak gjalpë ose vaj krijon një trajtim efikas kundër të përzierave. Megjithatë, një trajtim i tillë nuk rekomandohet nëse jeni prekur nga virozat, sepse produktet e bulmetit nuk ndërveprojnë mirë në organizëm gjatë kësaj sëmundjeje. Buka më e shëndetshme që rekomandohet, sipas të dhënave është ajo e përgatitur me drithëra të plota. Një bukë e tillë është e pasur me ushqyes dhe vlerat e saj rriten gjatë thekjes.

Lexo po ashtu:  3 mënyra si të qetësoni mendjen dhe të shmangni ankthin e natës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *