Qimnoni është një nga erëzat më të dobishme për vetitë e mira që mbart. Kjo erëz Indiane ka veti medicinale të jashtëzakonshme. Qimnoni konsumohet çdo ditë në Indi dhe është një erëz e pandashme thuajse në të gjitha ushqimet e tyre. Nëse e merrni në baza ditore, kjo erëz do t’ju japë një sërë të përfitimesh shëndetësore.

Anemia:qimnoni është një nga burimet më të pasura të hekurit, prandaj konsumimi i rregullt i saj do t’ju parandalojë shfaqjen e anemisë dhe do t’ju mushë deficensat e nevojës për hekur. Kjo erëz këshillohet të konsumohet edhe gjatë shtatzanisë, mund ta shtoni atë në gatimet e ndryshme.

Aciditeti: nëse keni probleme me aciditetin në stomak, konsumoni një majë luge qimnon, mbajeni në gojë për pak sekonda dhe më pas gëlltiteni atë. Gjithashtu një përzierje e një gote uji me një lugë çaji qimnon do të ju ndihmonte nëse keni probleme me aciditetin në stomak.

Diabeti: qimnoni është gjithashtu shumë i dobishëm për personat që vuajnë nga diabeti. Shtoni një lugë çaji qimnon në një gotë ujë të vakët dhe konsumojeni çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje.

Lexo po ashtu:  Dredhëzat: Kujdes ndaj këtyre detajeve. Mund të jenë tepër të dëmshme

Kapsllëku: kjo erëz lehtëson kapsllëkun dhe promovon lëvizjen e zorrëve. Përgatisni çaj xhenxhefili dhe shtojini një lugë çaji qimnon. Pijeni çdo mëngjes këtë përzierje.

Përveç këtyre qimnoni është shumë i dobishëm edhe në trajtimin e kollës dhe të ftohtit,dhimbjeve në trup dhe stomak, dispepsisë, diarresë, të vjellave, parazitëve të zorrës, stimulon shkrirjen e yndyrës dhe rënien në peshë./ Burimi: healthdigezt /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *