Policia e Kosovës vazhdon operacionin “Brezovica”, ku deri tani raportohet se janë arrestuar shtatë persona, dy prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit.

Personat e arrestuar dyshohet për keqpërdorim të detyrës, marrje dhe dhënie të ryshfetit. Kështu bëri të ditur kryeprokurori Shukri Jashari.

“Deri tani janë arrestuar shtatë persona, prej dy janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit”, tha ai.

Ndryshe, edhe Prokuroria e Ferizajt përmes një njoftimi për media ka konfirmuar arrestimet.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni i filluar më datë 21 dhjetor 2021 për rastin ‘Brezovica’, ku janë duke u bastisur 10 lokacione në qytete të ndryshme, ndër to edhe zyrat e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Deri me tani janë arrestuar shtatë (7) persona, dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti, si dhe pesë (5) qytetarë të dyshuar për dhënie të ryshfetit”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu:  SKANDALOZE/ Samit, ambasadorë kombi,apo lypsat e diasporës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *