Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pasi militantët e Sali Berishës shqyen derën e PD-së duke u futur në seli.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ambasadorja thekson se SHBA është thellësisht e shqetësuar për situatën duke shtuar se ata që nxisin dhunën do mbahen përgjegjës.
DEKLARATA

SHBA është thellësisht e shqetësuar me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës.




