Kryeministri i Shqipërisë dhe kreu i socialistëve, Edi Rama ka reaguar, pasi Basha dhe Berisha e kishin akuzuar si bashkëfajtor të krizës në Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Rama, i cili i ka quajtur kufoma politike Bashën dhe Berishën, u bëri ftesë edhe demokratëve të bashkohen me të.

“Epo pikë e zezë, ai punon për Ramën thotë njëri ai bën punën e Ramës thotë tjetri…

Besomëni, kur i shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt:

Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!

Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët kur i sheh se çfarë marrëzish bëjnë e thonë të kujtojnë, që të dy, fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”…

Lexo po ashtu:  Paralajmëron një epokë të re/ Kurti: Nëse votohem unë, fletëvotimi nuk shpallet i pavlefshëm

Varuni more teneqet që të dyve këtyre”, ka shkruar Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *