Kryeministri i Shqipërisë dhe kreu i socialistëve, Edi Rama ka reaguar, pasi Basha dhe Berisha e kishin akuzuar si bashkëfajtor të krizës në Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Rama, i cili i ka quajtur kufoma politike Bashën dhe Berishën, u bëri ftesë edhe demokratëve të bashkohen me të.
“Epo pikë e zezë, ai punon për Ramën thotë njëri ai bën punën e Ramës thotë tjetri…

Besomëni, kur i shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt:
Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!
Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët kur i sheh se çfarë marrëzish bëjnë e thonë të kujtojnë, që të dy, fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”…
Varuni more teneqet që të dyve këtyre”, ka shkruar Rama.




