Protesta kundër vaksinës janë zhvilluar në Francë gjatë fundjavës, me banorët që kundërshtuan synimin e macron për “t’ja vështirësuar jetën” të pavaksinuarve, duke shtrënguar masat kundër tyre.
Macron tha gjatë javës se kërkon të irritojë njerëzit e pavaksinuar, duke i’a ndërlikuar aq shumë jetën, sa që të binden për të marrë injeksionin.
Sipas tij, të pavaksinuarit janë të papërgjegjshëm dhe nuk e meritojnë të quhen qytetarë. Në paris, protestuesit marshuan duke përdorur zhargonin e Macron dhe bërtitur “Do ta sjellim ne ty në majë të hundës”. Shenja të tjera lexonin “Jo, pasaportës së vaksinës”, një referencë ndaj përpjekjes ligjore të Macron, që detyron vërtetim të vaksinimit për të hyrë në qendra si baret, kafenetë dhe muzeumet.
Pamjet televizive treguan përplasje mes protestuesve dhe policisë në një vend, ndërkohë që kryengritjet u zhvilluan në rrugët e Marsejës, Nantes dhe Le Mans, ndër qytete të tjera. “Është tejet serioze që një president e thotë atë gjë. Charles de Gaulle po lëviz atje ku është, duke dëgjuar këtë. Popullsia e urren ate” – tha një protestues 70-vjeçar për Reuters. Protestuesit akuzojnë Macron për shkeljen e lirive të tyre dhe trajtimin e banorëve si të pabarabartë.
Macron ak thënë se liria mban përgjegjësi, ku përfshihet mbrojtjta e shëndetit të të tjerëve. Franca regjistroi mbi 300,000 raste me Covid për të dytën herë radhazi në 1 javë ditën e Premte.
Shtrimet në spitale, përfshirë tek njësitë intensive, janë rritur në mënyrë të qëndrueshme, duke vendosur sistemin shëndetësor nën presion. Disa spitale kanë raportuar se rreth 85% të pacientëve në njësi intensive janë të pavaksinuar.