Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI: Lulzim Basha si Llukashenko i Bjellorusisë, stupc demokracisë !!!

*** E lehtë është, që me polici të mbrohet “citadela” e pushtuar nga Lulzim Basha. Mirëpo, shtrohet pyetja, çfarë do sjellë e nesërmja për Lulzim stupcin apolitik?

*** Asimetria kombëtare patriotike, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e çliroi Kështjellën heroike të Krujës nga pushtuesit turq, kurse Lulzim Basha në kohë paqeje e pushtoi “Kështjellën” e Partisë Demokratike Autentike (1991), duke mos lejuar demokratët që të hynin në shtëpinë e tyre të lirisë. Për arritjen e këtij qëllimi illegal dhe të tupshëm përdori forcën dhe dhunën ndaj protestuesve të tubuar më 8 janar 2022!

Mirëpo, stupcimi i demokracisë, është diktaturë, sepse demokracia nuk mbrohet me polici, me force dhe me ushtrimin e dhunës, por me mençuri, me njerëz të suksesshëm dhe vizionarë, që e duan lirinë, paqen, drejtësinë, humanizmin, solidarësinë, barazinë si vlera universale të përbotshme, jo forcën, jo dhunën, jo plaçkën, jo krimin e organizuar, jo korrupsionin dhe jo shfrytëzimin e njeriut prej njeriut.

Objektivi politk, kombëtar e demokratik i PD-së Autentike (1991), marrja e pushtetit të Edi Ramës, jo Selia e Lulzim Bashës !

Mirëpo, këtë gabimin taktik politik të Sali Berishës ( e shfrytëzoi Lulzi Basha, duke e pritur në “pusi” me polici), edhe pse unë paraprakisht e sugjerova Sali Berishën, edhe publikisht (me një koment sugjerues), edhe miqësisht, që më 8 janar 2022, të mos protestonte para selisë së PD-së Autentike (1991), por vetëm përpara kryeministrisë së Edi Ramës, duke qenë se skenari policor i Bashës, dihej shumë ditë para protestës. Ai vetëm atë mundësi e pati, dhe e shfrytëzoi dinakërisht, duke kërkuar ndihmën policore të kryekzekutivit qeveritar, Edi Rama. Mirëpo, me këtë rast të shemtuar të ndërhyrjes policore ndaj protestuesve paqësorë të PD-së Autentike, Lulzim Basha përfundimisht ka humbur edhe statusin e anëtarësisë në PD-në Autentike (1991). Ai mund të jetë ministër apo ndonjë “qatip” në qeverinë e Edi Ramës, por jo më as anëtar e as deputet i Partisë Demokratike Autentike (1991), sepse verbërazi përdori dhunën dhe forcën policore ndaj “babait politik” të tij, Sali Berisha, si dhe ndaj bashkëpunëtorëve dhe ndaj bashkëdemokratëve të tij të dikurshëm të PD-së.

Lexo po ashtu:  Gazetarja e shqetësuar ka disa fjalë: E pa kuptueshme se si KPM-ja nuk i monitoron këto media e këtë lloj gazetarie propagandistike në dëm të opinionit publik

Në protestat e PD-së, të drejtuara nga Sali Berisha dhe nga Komisioni i Përkohshëm i Kuvendit Kombëtar të PD-së autentike, bërë më 8 janar 2022 para Selisë së PD-së në Tiranë, Lulzim Basha, i cili kishte blinduar dhe pushtuar nga brenda selinë, me qëllim të shpëtimit të “lëkurës” së vet nga protestuesit, kishe thirrur policinë speciale të shtetit, e cila pa asnjë vështirësi, duke përdorur dhunën, gazin lotsjellës dhe ujin, i shpërndanë protestuesit me gjithë drejtuesin e tyre, Sali Berisha, duke e thirrur në ndihmë policinë për ta shpëtuar, edhe pse ai vetë ishte objekti potencial i saj, ngaqë disa javë më parë kishte pushtuar selinë e PD-së Autentike (1991) .

Basha ka dhunuar votën demokratike

Edhe pse PD-ja me Refrendum (mbi 43.385 vota të demokratëve të bazës) e kanë demisionuar Lulzim Bashën nga posti i kryetarit të PD-së, më 18 dhejtor 2021, ai as për Sqipërinë, as për Amerikën, as për BE-në, as për NATO-n, as për OKB-në e as për OSBE-në nuk ka asnjë vlerë politike e as demokratike, ngaqë koha e derisotome (2013-2022) dëshmoi se nuk merr vesh në politikë e as nuk di se çfarë janë dhe, çfarë rëndësie kanë vlerat e demokracisë, ku alfa dhe omega e saj është VOTA E LIRË DHE E LIGJSHME E POPULLIT, të cilën Lulzim Basha për 8 vjet rresht nuk e ka fituar asnjëherë me PD-në në opozitë. Madje, ai nuk pranon as votën demorkatike dhe të ligjshme të “43.385” anëtarëve të bazës, të cilët me Referendum e shkakruan nga pozita e kryetarit të PD-së, më 18 dhetor 2021.

Lexo po ashtu:  Unë nuk jam kanë në luftë, nuk kam mujt me e kapë pushkën, por kam insistu në shkollimin e fëmijëve...

Kësi fenomeni antidemokratik dhe irracional, kemi parë vetëm në Serbi, kur tekanjozi dhe diktatori Slobodan Milosheviq me forcë dhe me terror dhunonte bashkëpartiakët e tij, si dhe shkelte votën demokratike të popullit, të deklaruar kundër luftërave të tij agresive dhe gjenocidale (1990-1999) në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Mirëpo, ja që edhe “epoka” e tij e errët mesjetare, perëndimoi përgjithmonë.

Edhe dështak , edhe “krenar”, për çka ?!

-Edhe dështak në politikë, edhe dhunues i demokracisë, edhe i shkarkuar nga PD-ja, edhe pushtues i Selisë së PD-së, këso paradigme negative dhe absurde politike kombëtare e ndërkombëtare, deri më sot nuk ka ndodhur askund në botë. – Edhe pse 8 vjet pati falimentuar në politikë si kryetar i PD-së (2013-2022), ngase nuk fitoi asnjë zgjedhje parlamentare as lokale; edhe pse Kuvendi i Jashtëzakonshëm Kombëtar i PD-së me “4446 vota” të delegatëve e shpostoi nga pozita e kryetarit të PD-së, më 11 dhjetor 2021; edhe pse Referendumi i anëtarësisë së bazës së PD-së e verifikoi shkarkimin e tij, duke votuar mbi “43.385” demokratë në mbarë Shqipërinë.

Lexo po ashtu:  Kë të besojmë? Vuçiçin, apo opozitën e Kosovës?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *