Kuvendi i Kosovës nesër gjatë seancës së jashtëzakonshme pritet të miratojë Rezolutë për kundër referendumit të Serbisë në Kosovë.

Media merr vesh se kjo Rezolutë pritet të miratohet në mbështetje të deklaratës së përbashkët të lëshuar sot pas takimit me shtetet e QUINT-it dhe përfaqësuesin e BE-së, në lidhje me referendumin për ndryshimet kushtetuese të Serbisë në Kosovë.

Ndryshe, institucionet e Republikës së Kosovës, në një takim të përbashkët me Ambasadorët e Quint-it dhe përfaqësuesin e BE-së, paraqitën qëndrimin e tyre të koordinuar dhe të përbashkët lidhur me mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim, sipas deklaratës së përbashkët të krerëve të shtetit, “përveç se u ritheksua se qytetarët serb të Kosovës me dyshtetësi do ta kenë të drejtën të votojnë në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare, pra nëpërmjet postës dhe në Zyrën ndërlidhëse, institucionet bënë të qartë se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës përbën shkelje të qartë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare”.

Lexo po ashtu:  Shtatore për Skënderbeun edhe në Ulqin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *