Kurrizi nuk iu thye Albin Kurtit, siç dëshironin para pak ditësh serbofilët e Kosovës. Albini ka qenë e mbetet me kurrizin drejt e kokën lart!

Kombit shqiptar udhëheqja aktuale e Kosovës dhe mbështetësit e saj i demonstruan mësimin që duhet të jetë vetë MËSIMI, filozofia e re e socializimit politik, pra e shkollës, e familjes, e bashkëmoshatarëve (peer groups), e medies… Është mësimi i vullnetit të lirë, i qeniësimit të lirë dhe daljes së tij në botë për ta bërë botën sipas vetes. Lum ata që e përvetësojnë!

“Bashkë është e mundur” ka qenë slogani e parë zgjedhor i LVV-së!
* * *
Kurrizi nuk iu thye as Serbisë, sepse pamundësimi i padrejtësisë së radhës të politikës agresive ndaj nesh nuk i bën Serbisë asnjë dëm (siç është thyerja e kurrizit), veç e ndihmon të përmirësohet – nëse don ta marrë si mësim.
Kurrizi nuk iu thye as gjuhës së urrjetjes (hate speech), e vetmja që po përdor media e varur nga klani PRONTO dhe nga gjuha e Serbisë. Ajo është ndihmuar ta zëvendësojë varësinë nga gjuha e urrjetjes me mendimin e lirë.
Në fund të fundit, nevoja mëse e madhe për këtë mësim të “shkencës politike” ishte e çdo shqiptar(i)eje.
A mesoi gjë Serbia, serbifilët dhe “bota” ka pak rëndësi./Hysamedin Ferraj/

Lexo po ashtu:  Pse rrezikojmë të përfshihemi në një luftë të re botërore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *