“Ky burrë është 80 vjeç dhe këmbëngul gjithmonë për ta shoqëruar bashkëshorten e tij kudo ku shkon. E kap për dore dhe ecin bashkë. Kur e pyeta një herë se pse e shoqja e tij ecte e shpërqëndruar, sikur po e ndiqte dikush, bashkëshorti i saj më tha: “Sepse vuan nga Alzheimer”.

Më pas epyeta: “Po bashkëshortja jote a shqetësohet nëse e lë të largohet nga ti, apo nëse nuk e merr me vete kur del?

Ai ma ktheu: “Nuk mban mend asgjë. Nuk më njeh as mua tashmë, ka vite që nuk e di se kush jam”.

I habitur, e pyeta: “Sa shumë dashuri paske për të… Edhe pse nuk të njeh, ti sërish e shoqëron për të dalë shëtitje…?”

I moshuari më pa në sy dhe më buzëqeshi për pak çaste. Më pas më tha: “Ajo nuk më njeh se kush jam, por unë e di shumë mirë se kush është ajo. Ajo është dashuria e jetës sime, ndaj e ndiej dhe si detyrim moral të kujdesem për të”. – Histori e shkëputur nga interneti, autor i panjohur.

Lexo po ashtu:  Ushqimet që nuk skadojnë kurrë

Historia e mësipërme është një nga më të zakonshmet në radhët e çifteve të moshuar. Në kushtet kur njëri nga të dy personat në çift nuk ndihet mirë, sigurisht që personi tjetër duhet të kujdeset për të. Dhe jo vetëm kaq, jo vetëm kujdesi dhe dashuria duhet të ekzistojnë në çift përgjatë gjithë jetës, por duhet edhe të kenë vëmendjen e mjaftueshme nga fëmijët.

Por historia e mësipërme është edhe një frymëzim për të gjithë ne mbi dashurinë e vërtetë. Pavarësisht se bashkëshortja nuk e njëh, i moshuari sërish kujdeset për të maksimalisht. Kjo na jep mesazhin e dashurisë së duhur, mënyrën se si duhet të jetë kjo formë dashurie, se sa shumë dhe si duhet të dashurojmë.

Në kohët e sotme, dashuria shprehet në rrjetet sociale me tepricë, dhe në realitet me pakicë. Ka pak ndjenja dhe shumë ftohtësi. Ndaj dhe vendosëm që t’jua sillnim në vëmendje këtë histori, për t’i ndryshuar sadopak gjërat. Ka ardhur koha të reflektojmë dhe të ndryshojmë për mirë. Dashuria nuk i bën dëm askujt.

Lexo po ashtu:  "Patëm vendosur të çonim ilaçe në Afrikë… por, tek të gjithat shkruhej: pas buke!", Thënie nga Bukowski

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *