Një nga gjërat që duhet t’i kushtoni vëmendje çdo ditë është mënyra me të cilën ju flisni me veten tuaj. Në fakt, edhe nëse nuk e vëreni, ka shumë të ngjarë që të keni të paktën 6 fraza shkatërruese, që duhet të eliminohen plotësisht nga fjalori juaj.
Duke filluar t’u kushtoni vëmendje këtyre frazave dhe t’i ndryshoni ato, do të kuptoni se kaq shumë pakënaqësi dhe shumë ankth e frikë vijnë nga vetë ju.
Më poshtë 6 frazat që duhet t’i eleminoni (dhe cilat janë alternativat).
“Jam idiote”
Nuk ka rëndësi nëse e thoni seriozisht apo me shaka: thjesht mos e bëni. Në vend të kësaj, provoni të thoni: “Më vjen keq, nuk po kuptoj”. Dallimi midis dy fjalive është i madh: duke thënë “Unë jam idiote” ju i jepni vetes një mesazh të pandryshueshmërisë.
Nga ana tjetër, nëse e zëvendësoni atë me një “Nuk kuptova” ose “Unë nuk e kuptoj, shpjegohuni më mirë”, e lejoni veten (dhe të tjerët) të kuptojnë se ka kohë për të përmirësuar dhe ndryshuar. Vijeni veten në një pozicion të mësuarit, kështu do të vetëvlerësoheni dhe vlerësoheni.
“Duhej të isha _____ tashmë.”
Çfarë duhet të ishe? Dhe pse duhet? Në vend të kësaj, provoni të thoni “Unë mund të jem _____ tani dhe preferoj _____”. Mos përmbushja e pritshmërive tuaja është një nga arsyet që ne e mbushim veten me fraza të këqija ose shkatërruese.
Në fakt, mohimi i asaj që ju jeni nuk çon askund. Fillimi i punës për të ndryshuar gjërat, nga ana tjetër, ndihmon. Kjo është arsyeja pse është më mirë të thuhet “Unë mundem”: sepse ju ende mund të jeni ajo që dëshironi, askush nuk e ndalon këtë. Përveç kësaj, kujdes: ndoshta ajo që je tani është më mirë se ajo që duhet “të ishe”. Apo jo?
“Është i gjithi faji im”
Jini shumë të kujdesshëm kur përdorni këto fjalë. Ndoshta është më mirë t’i thoni vetes dhe të tjerëve: “Unë kam luajtur një rol në këtë situatë dhe jam përgjegjës vetëm për vendimet dhe veprimet e mia”. Në fakt, një gjë është të kuptoni se keni bërë diçka, e tjetër jgë është të marrësh përgjegjësinë e plotë për të.
Marrja e përgjegjësisë personale për veprimet e të tjerëve ose për situata të tëra ju shtyn që të keni një imazh të keq për veten. Ju jeni përgjegjës për zgjedhjet tuaja, jo ato të të tjerëve. Mos e harroni kurrë.
“Unë kurrë nuk duhej të …”
Një tjetër frazë e gabuar. Në vend të kësaj, provoni të thoni: “Po të mos kish ndodhur, unë …” dhe do të shihni se perspektiva do të ndryshojë. Pendimi është i fuqishëm kur bëhet fjalë për gjenerimin e mendimeve negative. Kjo ndodh kur ju shikoni prapa në të kaluarën.
Kthimi nuk është domosdoshmërisht i gabuar, por vetëm nëse qëllimi është të kërkoni përfitime të papritura, edhe nëse do të duhen vite për t’i zbuluar ato. Merrni parasysh përfitimet e tanishme të ngjarjeve të kaluara: nëse kjo nuk do të kishte ndodhur, unë kurrë nuk do të kisha takuar, jetuar, pa …. dhe kështu me radhë.
“Duhet të mendojnë se unë jam…”
Kjo është një frazë që e themi shumë shpesh, duke iu referuar miqve, të afërmve apo edhe ish-të dashurve. Në realitet, ajo që ju duhet të përsërisni është “ajo që ata mendojnë nuk më shqetëson. Nuk do të thotë asgjë për mua.”
Ju shpesh besoni se të tjerët mund të mendojnë gjëra negative për ju dhe t’ju qortojnë për këtë. Në fakt, e dini se hipotezat tuaja më shpesh pasqyrojnë atë që mendoni për veten tuaj.