Ndryshe nga qumështi, çokollata apo edhe djathi, vezët natyrale janë shumë të vështira për t’u përsëritur. Por një formulë e re do mund të vijë në një raft supermarketi pranë jush përpara fundit të muajit, i plotësuar me të verdhën, të bardhën dhe lëvozhgën njësoj si një vezë e freskët pule.
Biologët francezë Philippine Soulères dhe Sheryline Thavisouk vendosën të përfitojnë nga tregu në lulëzim për alternativat vegane si pjesë e një projekti në Ecole de Biologie Industrielle të Parisit në 2017.
Dyshja krijoi Le Papondu – një lojë me foljen ‘pondre’ që do të thotë të lëshoj, me ‘pas pondu’ që tregon se vezët nuk ishin lëshuar nga asnjë pulë. E quajtur më parë Les Merveilloeufs (që do të thotë vezë të mrekullueshme), kompania duhej të ndryshonte emrin e saj sipas një vendimi ligjor për transparencën e ushqimit në 2020.
Vezët e pulave përdoren në mënyra kaq të ndryshme, që do të thotë se ato janë të vështira për t’u riprodhuar. U deshën më shumë se 50 receta testimi dhe tre vjet për të arritur një fazë ku produkti të ishte në formën e tij aktuale me gjithçka që konsumatorët do të dëshironin nga një vezë, thanë krijuesit.
Receta përfundimtare e vezës së tyre miqësore me veganët është ende në zhvillim, por dyshja zbuluan se ka të ngjarë të bazohet në perime.
Pavarësisht se alternativa e tyre e vezëve është plotësisht pa pula dhe gjela, ata kanë arritur të ruajnë një ngjashmëri të jashtëzakonshme me një vezë, me një të bardhë dhe të verdhë të veçantë, duke e veçuar atë nga konkurrentët që përsërisin vetëm një funksion. Për shembull, Oggs të bëra me aquafaba janë krijuar për t’u përdorur në pjekje, ndërsa zëvendësuesi i vezëve Just është bërë me fasule mung dhe vjen i miksuar, gati për t’u hedhur ne tigan.
Vezët madje vijnë në lëvozhgat e tyre, të cilat krijuesit shpresojnë t’i bëjnë nga materiale të ricikluara – duke hequr dorë nga plastika që u përdor për prototipin.
Soulères dhe Thavisouk vendosën të bënin një biznes nga ideja e tyre, duke bashkëpunuar me programin e inkubatorit Station F. Fushata e tyre e financimit të njerëzve ishte e suksesshme dhe tani Le Papondu është në prag të paraqitjes në raftet e supermarketeve.
Përditësimi më i fundit nga kompania tregoi se ata synonin të shisnin vezën deri në fund të vitit 2021, kështu që ato duhet të jenë të disponueshme që tani.
Edel Strazimiri