Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar edhe nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku por edhe disa deputetë ka bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Homazhe në Prekaz u bënë meqë sot bëhen 24 vjet prej kur ndodhi sulmi i dytë nga forcat serbe ndaj familjes Jashari.

Pas homazheve Kurti dhe kabineti do të vizitojnë kullat ku do të takohet edhe Familja Jashari, do të vizitohet shtëpia e Hamit e Salë Jasharit dhe të shihen ndërhyrjet emergjente në këtë shtëpi.

“Erdhëm që të bëjmë homazhe dhe njëkohësisht që të shikojmë ndërhyrjet në kullën e Jasharajve, në mënyrë që kjo ndërtesë të mos degradohet e të mbrohet. Janë bërë 24 vjet kur forca të shumta të Serbisë, ia mësyjnë kullës së Jasharajve, dhe i plagosën disa familjarë. Pra para se të ndodhte Epopeja e UÇK-së, ka pasur luftë në këtë kullë, dhe ne e kemi obligim institucional, kombëtar që këtë objekt të historisë së Kosovës, ta mirëmbajmë sepse është një margaritar i historisë sonë të lavdishme e njëkohësisht të dhimbshme”, ka thënë Kurti.

Lexo po ashtu:  Peter Beyer: Akuzat e Speciales nuk ia ulin meritat UÇK-së

Pas homazheve Kurti dhe kabineti do të vizitojnë kullat ku do të takohet edhe Familja Jashari, do të vizitohet shtëpia e Hamit e Salë Jasharit dhe të shihen ndërhyrjet emergjente në këtë shtëpi.

Më 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *