Audio përgjimi i Erion Veliajt që u publikua gjerësiht në media formalizon një gjë të njohur: arrogancën brutale të këtij pushteti. Banalitetin që vjen me të dhe vështrimin e raporteve demokratike teorikisht, mbi një raport force.

Të themi këtu menjëherë, Armand Duka nuk është viktimë, ai është në krye të një problemi që quhet FSHF dhe përfaqëson një model që duhet asgjësuar. Por z. Veliaj, i ardhur në skenë nga Jashtë, që ka kuruar imazhin e dikujt që i bie bretku për Vegjëlinë, befas na u shfaq për atë veremin politik që mishëron.

Fjalët vulgare janë një aspekt, më efemeri sepse fundja ai është regjistri i përditmërisë mes shqiptarëve, por sulmi që ka artikuluar e zbardh atë nën të vetmin Diell që mban mbi kokë: atë të Pushtetit.

Besojmë se z. Veliaj nuk është vetëm në këtë kryqëzatë ndaj Armand Dukës, pas tij qëndron personi që mori nga FSHF-ja një kullë në këmbim të një stadiumi. Z. Veliaj nuk ishte vetëm as te prishja me ligj parlamenti të Teatrit. Ndaj ta falim këtë gjuhë të Forti për mungesën e etikës, por ta kundrojmë atë për të kuptuar nëse ky njeri është Horri apo Lavirja e Bashkisë së Tiranës? Në kuptimin politik të Fjalës, adresën e të cilave z. Veliaj e di se ku ta gjejë e për të cilat partia e tij bëri kauzë morale disa vjeçare.

Lexo po ashtu:  “Përbindëshi” amerikan lundron përballë brigjeve shqiptare, rusët nuk kanë asnjë shans në Mesdhe

s.zaimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *