Distria Krasniqi e ka vazhduar rrugën e suksesit. Xhudistja pejane ka shkëlqyer sot në “Grand Prix Almada 2022”.

Kampionia olimpike ia doli ta fitojë medaljen e artë në garën që po mbahet në Portugali.

Shqiptarja nga Kosova, Krasniqi, i deklasoi një nga një kundërshtaret në kategorinë deri në 52 kilogramë, ku u rikthye pas pensionimit të Majlinda Kelmendit. Ajo në finale e mposhti me Ippon garuesen kroate, Ana Viktorija Puljiz.

Paraprakisht, ajo e kaloi rrethin e parë pa luftë. E në atë të dytë e mundi me Wazaari dhe me tri dënime për Ippon francezen Leonie Gonzalez.

Në rrethin e tretë, xhudistja pejane ishte më e mirë se spanjollja Ariane Tori Soler, të cilën e mposhti me tri dënime për Ippon. Me këtë rast, ajo u kualifikua në gjysmëfinale.

Lexo po ashtu:  Kombëtarja me “5 yje”, merr vendin e dytë: Tani të mundim Poloninë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *