Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka paralajmëruar reforma të cilat i ka përmendur tash e dy vite, transmeton Euro News.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Macron, në një fjalim gjatë ditës së enjte, paralajmëroi reformat për katër sektorë të mëdha: ndryshime administrative, vendosja e të drejtave të njeriut dhe drejtësisë në themel të republikës, investime madhore në arkitekturë, mbajtja e gjallë e “Projektit Francez” të demokracisë.
Në këtë fjalim, Macron tha se projekti i ‘Zonës Shengen’ nuk po funksionon më.

Këto komente vinë pas pakënaqësive të francezëve mbi arritjen e shumë emigrantëve dhe refugjatëve të cilët kanë arritur në vendet tjera të BE-së e më pas përmes shfrytëzimit të Zonës Shengen kanë arritur në Francë.
Tema e emigrantëve ka qenë një temë e nxehtë në politikën franceze, gjë që është shfrytëzuar në maksimum nga partitë e ekstremit të djathtë.
Ai gjithashtu shtoi se ky projekt i ka sjellë një frymë të ndjenjës së padrejtësisë në popullin Francez, të cilët janë ndier se janë tradhtuar nga vendet tjera të Zonës Shengen.
Zona Shengen, është projekt i cili mundëson lëvizjen e lirë mes njerëzve në BE, e nga ky projekt përfitojnë edhe vende të cilat nuk janë pjesë e saj. Nëse Kosovës i liberalizohen vizat, atëherë Kosova do të jetë pjesë e kësaj zone.
/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress




